DASHI
Rrethanat e dites se sotme do te bllokojne nje nisme te tuajen. Tregohuni te mençur dhe perpiquni te perfitoni ne çdo menyre. Eshte kohe e mire per te pushuar dhe per te kaluar kohe me familjaret e afert. Eshte mire qe te peshoni fjalet e partnerit dhe te mendoni per jeten tuaj.
DEMI
Serioziteti dhe prakticiteti do te jene shoke te pandare gjate gjithe dites. Ju mund te mbani pergjegjesi per familjen tuaj apo per disa zakone qe duhet te zbatoni. Ju mund te miqesoheni me disa njerez qe do te perputhen me temperamentin dhe parimet tuaja.
BINJAKET
Rrethanat e dites se sotme do te percaktojne menyren tuaj te veprimit. Ju do te udhehiqeni nga ndjenja e detyres ose nga frika dhe mund te beni nje hap te gabuar. 17 prilli eshte nje dite e mire per te punuar me durim dhe perulesi, mendoni çdo veprim tuajin dhe mos u nxitoni nese nuk jeni te sigurte per diçka.
GAFORJA
Gaforet do te kalojne kete dite duke menduar per gjerat e nevojshme. Mendimet e te tjereve duhet te merren parasysh vetem nese jane mjaftueshem autoritative dhe bindese. Eshte nje dite e mire per planifikimin e aktiviteteve sistematike. Ju duhet te merreni me miqte tuaj, te cilet kane nje rendesi te madhe per ju.
LUANI
Dita eshte e mire per te sjelle rend dhe qetesi tek ju, ndryshe nga luhatjet me te cilat jeni mesuar. Kaperceni emocionet negative si frika, dembelizmi dhe deshperimi, ne menyre qe te perfundoni ate qe keni filluar.
VIRGJERESHA
Emocionaliteti i tepert nuk inkurajohet sot. Virgjereshat duhet te mendojne mire te gjitha vendimet dhe veçanerisht ato qe lidhen me nje lidhje afagjate. Do te testoheni ne kohe dhe gjykimet do te kene nevoje per normalizim, siç mund te jete zyrtarizimi i lidhjes dashurore.
PESHORJA
Sot do te merreni me disa pune te cilave nuk do t’iu shpetoni dot. Punet mund te kene te bejne me shtepine, ndihmen ndaj te tjereve, ose angazhime nga puna. Keshillohet qe sot te merreni seriozisht me probleme te vogla shendetesore.
AKREPI
Realizmi juaj tipik do te dominoje mbi romantizmin. Ndoshta sot do te shihni me ngjyrat e verteta ndjenjat tuaja. Megjithate marredhenia juaj do te jete shume me e ngrohte, ne qofte se ju dhe partneri keni kohe bashke dhe i jeni perkushtuar njeri tjetrit.
SHIGJETARI
Nevoja juaj e thelle per qetesi dhe stabilitet do te behet me e forte. Qendrimi me familjen tuaj mund te rezultoje diçka e rendesishme se sa te qendroni me miqte tuaj. Largojeni mendjen nga shqetesimet por shijojeni diten duke gjeneruar ide te veçanta.
BRICJAPI
Kjo eshte nje dite e mire per te pushuar, nese jeni te lodhur nga levizjet dhe surprizat. Ju mund te dilni per shetitje, te vizitoni vende qe nuk i keni pare me pare apo te vizitoni te afermit tuaj. Partneri juaj do t’iu beje te ndiheni mire me besnikerine e tyre, por megjithate nuk duhet te prisni emocione te forta ne çdo rast.
UJORI
17 prilli nuk eshte dita per te festuar apo per nje aventure te mrekullueshme. Keshillohet me mire qe te merreni me pastrim dhe me berjen e puneve familjare. Shume prej te lindurve te kesaj shenje do te duhet ta kalojne diten me familjen dhe rrethin e ngushte, apo duke bere edhe disa pune rutine.
PESHQIT
Situata e sotme nuk nxit inicativen, por ajo shtyn drejt seriozitetit dhe perzgjedhjes se kontakteve. Ju mund ta gjeni veten peng te shprehive te vjetra dhe te rrethuar nga njerez te vjeter. Kjo eshte dita kur integriteti juaj do te luaje rol te rendesishem./Balkanweb/