• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Patronazhimi i PS/ Zbulohet vota e Najada Çomos, kush janë ministrat dhe kandidatët e Ramës që kanë votuar PD-në

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Patronazhimi i PS/ Zbulohet vota e Najada Çomos, kush janë ministrat dhe kandidatët e Ramës që kanë votuar PD-në
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Zbulimi i databazës së famshme të të dhënave të Partisë Socialiste, me sistemin e ‘patronazhit’ ka nxjerrë në pah dhe preferencat e kandidatëve dhe funksionarëve të vetë selisë rozë.
Nga patronazhimi nuk kanë ‘shpëtuar’ dhe vetë kandidatët për deputetë, apo ministrat e qeverisë Rama.

Një prej kandidatëve e prezantuar si risi në këto zgjedhje, shefja e Spitalit Infektivit, Najada Çomo, në databazën e Partisë Socialiste, figuron si votuese e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2013.

Në bazën e të dhënave të PS-së, patronazhistja, Vjola Sterjo shkruan se Najada Çomo, nuk është votuese e ‘sigurtë’ e PS, ajo ka si preferencë Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që sipas censusit të 2013-tës ajo ka votuar për Partinë Demokratike.
Veç Najada Çomos, edhe kandidatja e PS-së,Klodeta Dibra rezulton në databzën e selisë rozë, se ka preferencë Partinë Socialiste, por në censusin e 2013 është regjistruar nga patronazhisti i saj se ka votuar Partinë Demokratike.

Listës së kandidatëve të PS-së, që kanë votuar PD-në në 2013 sipas databazës së sistemtit të patranozhit, figuron edhe Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT.

MINISTRET E PS QË VOTUAN PD-NË

Votuese të Partisë Demokratike sipas të dhënave të sistemit të patronazhit rezultojnë edhe dy ministret e kryesore të qeverisë së kryeministrit Rama. Në të dhënat e vendosura në sistemin e PS-ë, patronazhisti i ministres së Drejtësisë,Etilda Gjonaj, cilësohet si votë e “sigurtë” me preferencë Partinë Socialiste, por në censusin vitit 2013, ajo është regjistruar si votuese e Partisë Demokratike.

Gjonaj u emërua si ministres e Drejtësisë në vitin 2017 nga kryeministri Rama, post që mban dhe sot e kësaj dite. Ajo është renditur e 7-ta në listën e kandidatëve të Tiranës.

Ndërkohë që një tjetër prurje nga radhët e teknikëve është dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Edhe kjo e fundit në databazën e Partisë Socialiste ka një patronazhues, me emrin Malo Hizdi, cili e ka regjistruar se të ‘sigurtë’ dhe me preferencë për PS-së, por që në zgjedhjet e 2013 ajo ka votuar Partinë Demokratike.

Në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 2021, janë dhe katër emra të cilët u ‘importuan’ në Partinë Socialiste, por që sipas sistemit të patronazhit rezultojnë si votues të Partisë Demokratike.

Ndër emrat e listës së re të selisë rozë, patronazhistet janë kujdesur të shënojnë emrat eHalit Valterit, Tahir Muhedinit, Ylli Shehut . Këta të fundit, dikur pjesë e koalicionit dhe listave të opozitës, tashme të ‘konvertuar’ dhe pjesë të majtës./panorama/

Pas

Pandemia rëndoi skemën, deficiti i pensioneve u rrit në 235 milionë euro

Para

Bëri hundën dhe buzët/ Ana Kauri vendos të bëjë ndërhyrje tjetë estetike

Para
Habit ish-konkurentja e “Përputhen”: Do të votoj atë parti që legalizon shtëpitë publike

Bëri hundën dhe buzët/ Ana Kauri vendos të bëjë ndërhyrje tjetë estetike

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar