• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Manastirliu në spitalin Infektiv: Bonusin e keni deri ditën e fundit të pandemisë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Manastirliu në spitalin Infektiv: Bonusin e keni deri ditën e fundit të pandemisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në spitalin Infektiv ku ka takuar nga afër mjekët.

Sipas ministres, asgjë s’ka mbaruar, dhe ky moment lehtësimi duhet të shërbejë edhe si rigjenerim për stafet shëndetësore.

Manastirliu deklaron se mjekët e angazhuar në luftën ndaj pandemisë do e kenë bonusin special deri në ditën e fundit të pandemisë.

Më tej, ministrja Manastirliu ka shpalosur edhe planin e qeverisë për të vaksinuar çdo qytetar deri pranverën e vitit të ardhshëm, ndonëse nuk përjashton mundësinë që të bëhet më shpejt.

“Në fakt kisha planifikuar të isha me ju sepse e para dua që t’ju falënderoj për punën dhe impenjimin përgjatë muajve të vështirë. Edhe ëpr t’ju falënderuar por dhe gjithashtu për t’ju thënë se përmes jush dhe qytetarëve asgjë s’ka mbaruar ende. Sepse për fat të keq, edhe tek ne COVID-19 është ende prezent. Ende janë qytetarë që vuajnë pasojet, raste të rënda, që janë të shtruar në shërbimet tona spitalore. Edhe spitalet rajonale. Një prej spitaleve është zbrazur sepse ka rënë numri që trajtohen për këtë sëmundje. Por nga ana tjetër kjo s’do të thotë se spitali nuk është në gatishmëri.

Qoftë personali, qoftë aparaturat e pajisjet janë në gatishmëri. Kur të kemi shtim të shtrimeve, struktura do jetë aktive si në momentet e para. Numri i pacientëve që trajtohen tek Infektivi apo COVID-3 ka rënie të qëndrueshme. Ashtu sikurse ka rënie edhe të fataliteteve ditore. Kjo tregon që jemi në situatë të kontrolluar të epidemisë. Fakti që kemi ulje të rasteve do doja ta kishim këtë moment edhe si moment rigjenerimi. Stafet të marrin kohën e tyre. Çfarë na ka treguar ky vit duhet të jemi të përgatitur për gjithçka. Duhet të punojmë për sot dhe nesër, dhe të shfrytëzojmë kapacitetiet. Për gjithë ekipin e mjekëve e infermierëve do të vijojë bonusi deri në ditën e fundit. Janë më shumë se 4 mijë që kanë përfituar bonusin special nga qeveria, do të jetë deri në ditën e fundit të pandemisë. Do t’ia dalim. Kemi fuqinë e forcën, kurajon dhe durimin për të përballuar sfidat që deri tani na kanë dalë përpara. Nuk i sollëm ne por koha dhe natyra.

Plani ynë ambicioz, që të vaksinojmë çdo qytetar në Shqipëri, deri tek qytetari i fundit, ky është plani për pranverën e vitit që vjen, mund t’ia arrijmë edhe më shpejt,”- tha Manastirliu

Pas

Prekëse/ Kujdesej për të birin e sëmurë, 23-vjeçarja diplomohet nga spitali

Para

Pinë lëng portokalli të skaduar, ndërrojnë jetë 10 persona, qindra të tjerë të shtruar në spital

Para
Katër gabimet që bëni kur nisni dietën për rënie në peshë

Pinë lëng portokalli të skaduar, ndërrojnë jetë 10 persona, qindra të tjerë të shtruar në spital

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar