• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pyetjet më të zakonshme që stërmundojnë votuesit, ja ç’duhet të dini kur të shkoni në kutinë e votimit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Si votojnë derrat?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Komisionit Qëndror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka publikuar 8 nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët përpara zgjedhjeve.

Pyetjet nisin nga pikëpyetja se sa fleta votimi do jenë, kur do të quhet e pavlefshme vota  etj.

Në këtë kuadër, Kreu i KQZ-së i ka dhënë përgjigje disa prej pyetjeve të votuesve.

Postimi i plote:

PYETJE/PËRGJIGJE TË SHPESHTA PËR FLETËN E VOTIMIT

1) Me sa fletë votimi do të votohet në zgjedhjet e datës 25 prill 2021?

Në këto zgjedhje do të votohet vetëm me një fletë votimit.

2) Çfarë përmban fleta e votimit?

Në fletën e votimit janë të shënuara emrat e subjekteve zgjedhore (parti politike, koalicione ose kandidatë të pavarur), dhe në secilin rresht ku është shënuar emri i subjektit zgjedhor janë të shënuar në vazhdim numrat e kandidatëve të atij subjekti sipas renditjes në listën e dorëzuar në KQZ.

3) Si duhet të plotësohet fleta e votimit që ajo të jetë e vlefshme?

Në kuadratin e bardhë përbri logos së subjektit zgjedhor (parti/koalicion), ose sipas rastit kur zgjedh edhe kandidatin, duhet të vendosësh shënjën X, ose +. Çdo shënim tjetër mundet ta bëj ta pavlefshme fletën e votimit.

4) Si duhet të votoj që vota ime të jetë e vlefshme?

Ti mundet të votosh vetëm në një nga tre mënyrat:

Ti mund të votosh vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votosh për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor;

Ti mund të votosh për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votosh vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti. Në këtë rast vota i shkon subjektit zgjedhor. Është gjithashtu votë edhe për kandidatin e atij subjekti;

Ti mund të votosh vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati.

5) A mund të votoj për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër?

Jo, nuk mundesh.

6) A mund të votoj për dy subjekte zgjedhore?

Jo, nuk mundesh.

7) A mund të votoj për dy kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor?

Jo, nuk mundesh.

8) A mund të votoj dy kandidatë të dy subjekteve të ndryshëm?

Jo, nuk mundesh.

Pas

Kryeministri i bëri ftesë për bashkëpunim, Basha: Rama s’mund të sjellë ndryshimin, ai është problemi

Para

Zbulohet data/ Vendoset dita kur pritet të vaksinohet kancelarja Merkel, ja cilën vaksinë do marrë

Para
Merkel apelon familjarët: Kini durim, ende nuk mund t’i hapim shkollat dhe kopshtet

Zbulohet data/ Vendoset dita kur pritet të vaksinohet kancelarja Merkel, ja cilën vaksinë do marrë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar