• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Si vepronin “skifterët” e vilave në Sauk/ Qirjazi u çonte adresat me “Google Maps”, Dosti zbulon si hyri në banesë dhe hapi kasafortën

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Si vepronin “skifterët” e vilave në Sauk/ Qirjazi u çonte adresat me “Google Maps”, Dosti zbulon si hyri në banesë dhe hapi kasafortën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e 5 grabitësve në Tiranë, të arrestuar para 2 ditëve, mes të cilëve ishte dhe famëkeqi Hektor Qirjazi, i njohur ndryshe me emrin Dorian Llamani.

Një prej personave që ka rënë në prangat e policisë për vjedhjet është Dajvid Dosti, i cili ka zbuluar se njohjen me Qirjazin e pati në Skrapar dhe më pas komunikuan në “Messenger” për tu takuar në Tiranë, ku i bëri edhe ofertën për të bërë vjedhjen e një vile në zonën e Saukut.

Dosti ka shpjeguar se njihet me Dorjanin prej rreth 6-7 muajsh pasi ka ardhur në Skrapar se ka njerëzit e tij. Me Dorin ka pirë cigare dhe aty janë njohur dhe kanë bërë muhabet të përgjithshëm. Komunikimi i parë ka qenë para vitit të Ri dhe më pas ka ardhur në Tiranë ku janë takuar në zonën e Astirit.

Më 10 Prill, Dorjan Qirjazi e ka marrë në “Messenger” dhe i ka kërkuar që të vijë në Tiranë pasi po ndërronte shtëpinë dhe donte ta ndihmonte në transportimin e plaçkave. Dosti ka ardhur në Tiranë në datë 11 Prill dhe janë takuar për kafe në zonën e Astirit ku Dorjani i tha që të shkonin në banesën e tij për të ndërruar plaçkat e shtëpisë.

“Më datë 12, e ka marrë sërish në Meesenger duke i thënë “që duhej të takoheshim” dhe janë takuar reth orës 10.30 në një lokal në Astir. Gjatë kësaj kohë ai i tha që “ishte një punë dhe nëse unë e bëja dot ose jo”, ai më tha se “ishte një shtëpi te Tegu dhe se do ta vjedhim”, unë i thashë se “do e bëj”, ai më tha “ok.”

Gjatë kësaj kohe, nëpërmjet telefonit të tij i ka treguar banesën që do të vidhnim, ai i ka treguar nëpërmjet “Google Maps” banesën që do të vidhnim pra nëpërmjet hartës. Dorjani i ka thënë që “në këtë banesë nuk kishte njeri dhe se personat që banonin ishin në punë”, gjithashtu i ka thënë “ik se nuk do dalësh bosh atje”. Gjithashtu kanë folur për ndarjen e asaj që do merrnin, ku pjesën më të madhe do e kishte Dorjani dhe pjesën tjetër do e merrte Qirjazi.

Me një krik dore dhe kaçavidë të madhe arrinin të hapnin dyert ndërsa mbanin radio marrëse dhënëse për të ndihmuar njëri-tjetrin nëse hasnin vështirësi në hapjen e tyre. Pas kësaj do të takoheshin në shtëpinë e tij në zonën e Astirit për të ndarë lekët”, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Ata u takuan rreth orës 12:30 dhe Dorjani doli me shokët nga një kafene dhe do të shkonin në vendin ku do të kryente vjedhjen e banesës. Dorjani nuk ishte me ta, por do të shkonte më pas.

Si u krye vjedhja

“Kapërceva murin e shtëpisë dhe kam hyrë në oborrin e banesës dhe kam marrë drejtimin për nga dera e ballkonit të kësaj banese e cila ishte e hapur fare. Menjëherë kam hyrë brenda dhe kam kontrolluar nëpër shtëpi ku nuk kishte asnjë banor. Pasi kam kontrolluar te njëra nga dhomat e gjumit të katit të parë, kam gjetur një kasafortë e cila ishte e mbyllur, e kam hapur me kaçavidë dhe kriko dhe kam qëndruar rreth një orë për ta hapur se ishte me kod. Aty mora 4 pako me euro, bizhuteri, ndërsa në një dhomë mora telefon Samsung, një palë vëthë, IPAD dhe lojë fëmijës”, thuhet në dëshminë e Dostit në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

Në vazhdimësi të veprimeve hetimore, janë kryer disa kontrolle të banesave të personave të arrestuar. Ndërkohë është marrë në deklarim Asllan Hafuzi, i cili ka qenë duke punuar si taksi në vendin e caktuar dhe të licencuar nga Bashkia Tiranë, konkretisht te qendra tregtare “TEG”. Ka qenë në radhë duke pritur për pasagjer në kohën që një person i seksit mashkull është afruar te taksia dhe ka kërkuar për t’i shërbyer në zonën e “Astirit”. Në momentin që pasagjeri ka hipur në taksi nga ana e drejtuesit të mjetit, Asllan Hafizi është ndezur dhe taksimetri.

Pasi ka filluar lëvizjen me mjet, i është bllokuar lëvizja nga dy mjete të tjera, ka ndaluar qarkullimit dhe nga dy mjetet e tjera kanë dalë disa persona të armatosur të cilët janë prezantuar si punonjës të policisë. Është bërë prangosja e personit që ishte pasagjer. Është kontrolluar mjeti dhe nuk është gjetur asgjë e kundra ligjshme.

Drejtuesi Hafizi ka deklaruar se nuk kishte dijeni çfarë kishte bërë personi që kërkoi shërbimin taksi si dhe nuk e kishte parë herë tjetër.

Pesë grabitësit që kanë rënë në pranga janë: Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”; Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”; Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”; Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzim krimi”; Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

Pas

Greqia heq karantinën për 30 vende

Para

Divjakë/ Makina del nga rruga, humb jetën gruaja. Trupi i pajetë bllokohet në automjet (foto)

Para
Makina del nga rruga në Lushnjë, ndërrojnë jetë pasagjeri dhe shoferi

Divjakë/ Makina del nga rruga, humb jetën gruaja. Trupi i pajetë bllokohet në automjet (foto)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar