Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Turqia thotë se luftanijet e SHBA-së nuk kaluan në Detin e Zi

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Turqia thotë se luftanijet e SHBA-së nuk kaluan në Detin e Zi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë anuluar vendosjen e dy anijeve luftarake në Detin e Zi, thanë zyrtarët dhe media turke. Burimet diplomatike turke thanë se kalimi i anijes së parë përmes Ngushticës së Bosforit, ishte planifikuar për të mërkurën, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Paralajmërimet për dërgimin e luftanijeve ishin bërë pas rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Javën e kaluar Turqia njoftoi se ishte informuar përmes kanaleve diplomatike se dy anije luftarake të SHBA “do të kalojnë drejt Detit të Zi” dhe do të qëndrojnë në rajon deri më 4 maj. Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Uashingtoni për vendosjet e planifikuara ose për anulimin e tyre.

Ambasada e SHBA-së në Ankara kishte njoftuar ministrinë e jashtme të Turqisë për lëvizjen, thanë burimet. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e Turqisë më vonë njoftoi se asnjë njoftim i ri nuk ishte dërguar në Ankara për vendosje të mundshme në datat e mëvonshme.
Zyrtarët amerikanë thanë se Turqia mund të ketë keqkuptuar njoftimin fillestar, pasi vendosja e anijeve nuk ishte konfirmuar kurrë.

Sipas tyre, Shtetet e Bashkuara shpesh e njoftojnë Turqinë për qasje të mundshme në Detin e Zi. Por, një kërkesë e tillë nuk do të thotë domosdoshmërisht anijet e saj do të kalojnë andej.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas Konventës së Montreux që daton nga viti 1936, Uashingtoni është i obliguar t’i tregojë 15 ditë përpara Ankarasë se do të dërgojë anije luftarake nëpër ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve.

Kushtet e traktatit lejojnë që anijet luftarake të huaja të qëndrojnë në Detin e Zi për 21 ditë.

Anijet e Marinës Amerikane veprojnë vazhdimisht në rajon në mbështetje të Ukrainës, e cila në lindje të vendit ka luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia që kur një revolucion i vitit 2014 rrëzoi udhëheqësin pro-Moskës në Kiev. Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës.

Njoftimi i javës së kaluar për vendosjen e anijeve luftarake të SHBA-së erdhi ndërsa tensionet midis Moskës dhe Kievit janë rritur për shkak të grumbullimit të trupave ruse në kufirin e Ukrainës.

Lajmi i së mërkurës për anulimin e vendosjes së anijeve luftarake amerikane pason një bisedë telefonike mes presidentit të SHBA-së, Joe Biden me homologun e tij rus Vladimir Putin./rel

Pas

Durrës/ Nuk monitori kamerat kur u vodh kompania, arrestohet roja

Para

Më pak kollë dhe më shumë lodhje, mjeku i njohur shpjegon si kanë ndryshuar simptomat e virusit

Para
Më pak kollë dhe më shumë lodhje, mjeku i njohur shpjegon si kanë ndryshuar simptomat e virusit

Më pak kollë dhe më shumë lodhje, mjeku i njohur shpjegon si kanë ndryshuar simptomat e virusit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora