Vendet e Bashkimit Evropian do të marrin plot 50 milionë vaksina kundër Covid-19 të prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech deri në fund të muajit qershor.
Lajmi u bë më dije nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Shefja e KE-së u shpreh se dërgesat e hershme, të cilat do të fillojnë në prill, do të çojnë furnizimet totale në Bashkimin Europian nga Pfizer në 250 milionë doza në tremujorin e dytë të këtij viti.
Po ashtu, ajo konfirmoi se Komisioni ishte në bisedime me dy kompanitë për një kontratë të re për 1.8 miliardë doza që do të dorëzohen në vitin 2022 dhe 2023.
Bashkimi Europian ka nënshkruar tashmë dy kontrata me Pfizer dhe BioNTech për një total prej 600 milion dozash që do të dorëzohen këtë vit.