• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Peleshi ka dalë nga binarët”, Braimllari: U shkruan mesazhe socialistëve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Peleshi ka dalë nga binarët”, Braimllari: U shkruan mesazhe socialistëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të drejtuesit politik të Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, Niko Peleshi.

Sipas tij, Peleshi po përdor administratën në fushatë.

“Peleshi është i braktisur nga socialistët e ndershëm të Korçës. Kemi drejtorin e OSHEE-së që urdhëron elektricistët të bëjnë fushatë për Peleshin. Kam fakte dhe në ditët në vijim do të tregoj skemën e Peleshit që është në dëm të qytetarëve të Korçës. I kapur në panik nga rritja e madhe e LSI, ka dalë nga qetësia e tij dhe ka urdhëruar që të shkojnë derë më derë, që më para në dorë të blejnë votën”, tha Braimllari.

Sipas tij, Peleshit nuk i intereson aspak varfëria dhe problemet e qytetarëve korçarë, por shqetësohet në momentin kur i përmendin bashkëpunuesit e tij hajdut, drogaxhi.

“Unë do të bëj një fakt të rëndë, drejtuesit e Peleshit përdorin gjithçka në emër të Peleshit. Do dalin para drejtësisë. Peleshi tha se do e shkrijmë LSI në Korçë. Ai nuk shqetësohet për mungesën e shpresës te qytetarët, largimin e të rinjve nga Korça. Por i intereson kur përmend bashkëpunuesit e tij, drejtorët që janë kapur gafil. Kur flet për varfërinë, nuk reagon”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

I pyetur nga gazetarja, Sidorela Gjoni, nëse do i dërgojë këto fakte në SPAK dhe kur, ai tha se po.

“Patjetër. Jam këtu për të bërë transparent para opinionit publik çdo shkelje të tyre, për t’iu thënë të vërtetën qytetarëve. I përdori për tetë vite qytetarët e Korçës. I hodhi në rrugë, afroi pranë vetës drogaxhinjtë dhe hajdutët. Korça të mos vuaj më nga këto persona.

Sigurisht që do ja jap edhe medias faktet, por po mbledh edhe fakte të tjera shumë të rënda, që dosja përfundimtare ti dërgohet SPAK, që të mos kemi devijime më pas nga ligji”, tha Braimllari.

Interesi personal i Peleshit  sipas tij është mandati i deputetit, të cilin me siguri do ta humbasë.

“E larguan dhe e çuan në numrin 6, ai është humbës. Po përdor çdo mekanizëm për të marrë mandatin e tij. LSI e shqetëson e vërteta. Jam këtu që të çoj para ligjit ata që bëjnë gjëra kundër popullit. Tmerri i Niko Peleshit është se mendon nga mëngjesi deri në darkë për socialistët e ndershëm, ai iu shkruan mesazhe që të kthehen me të, e di shumë mirë ai për çfarë e kam fjalën, prandaj ka dalë nga binarët”, përfundoi sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

Pas

Italia në protestë për masat kundër virusit, përplasje me policinë

Para

Bie nga kati i 7-të i pallatit/ Ndërron jetë shqiptari

Para
Bie nga kati i 7-të i pallatit/ Ndërron jetë shqiptari

Bie nga kati i 7-të i pallatit/ Ndërron jetë shqiptari

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar