• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Nuk arrijnë nivele shumë të larta mbrojtjeje”/ Konfuzion mbi efektshmërinë e vaksinave kineze

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
“Nuk arrijnë nivele shumë të larta mbrojtjeje”/ Konfuzion mbi efektshmërinë e vaksinave kineze
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një virolog kinez i rangut të lartë vuri në dyshim efektshmërinë e katër vaksinave të miratuara, por më pas u tërhoq dhe tha se ishte një keqkuptim.

Deklarata në një konferencë në Shengdu bëri bujë: Vaksinat kineze “nuk arrijnë nivele shumë të larta mbrojtjeje”, tha kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve infektive, Gao Fu.

Nuk kaloi shumë dhe ai e relativizoi këtë deklaratë. Për gazetën kineze “Global Times” ai tha se kishte dashur të thoshte se si mund të rritej edhe më shumë efektshmëria e vaksinave, duke kombinuar preparate të ndryshme. Pra ai kishte prezantuar një “vizion shkencor”.

Coronavirus China Gao Fu Leiter Zentrum für Seuchenkontrolle und -prävention
Gao Fu, drejturesi i Qendrës për kontrollin e sëmundjeve epidemike shkaktoi konfuzion me thënien e tij për efektshmërinë e vaksinave kineze

Argumentimi i Fu, megjithatë, është në përputhje me atë që dihet deri më tani mbi efektivitetin e katër vaksinave të miratuara më parë në Kinë. Ato nuk janë pa efekt.

Tri vaksina me virus të vdekur, një vaksinë vektoriale

Tri vaksina (dy vaksina nga Sinopharm dhe një nga Sinovac) janë vaksina me virus të vdekur. Pra, ato bazohen në një teknologji të njohur prej kohësh që përdoret, për shembull, në vaksinat kundër hepatitit B ose gripit.

Këto vaksina nuk arrijnë efekt aq të lartë mbrojtës sikundër vaksinat mARN nga BioNTech / Pfizer ose Moderna (mbi 95 përqind), por janë më efektive se disa vaksina gripi, disa prej të cilave janë vetëm 30 deri 60 përqind të efektshme. Vaksina Vero e Sinophari-it rezultoi 79 për qind efektive në një studim të fazës III që u krye në dhjetë vende të botës. Emiratet e Bashkuara Arabe madje, në një tjetër studim më vete, konstatuan 86 përqind efektshmëri. Sipas rezultateve paraprake të studimeve nga Brazili dhe Indonezia, efektiviteti i vaksinës CoronaVac nga Sinovac është midis 50 dhe 78 përqind.

Vaksina e katërt kineze e kompanisë CanSino është një vaksinë vektoriale e bazuar në një tip adenovirus 5. Kjo do të thotë se parimi i veprimit të vaksinës është i krahasueshëm me atë të vaksinës AstraZeneca. Mendohet se efektshmëria e saj arrin deri në 65 përqind. Në thelb, efekti mbrojtës është edhe më i lartë (deri në mbi 80 përqind ) po të merren parasysh vetëm proceset e rënda të sëmundjes që gjithashtu kërkojnë shtrim në spital.

Kombinimi i vaksinave nuk është i pazakontë

Ideja e kombinimit të vaksinave për të rritur efektivitetin nuk është krejtësisht e re. Shkencëtarët aktualisht po diskutojnë qasje të ngjashme për vaksinën vektoriale AstraZeneca.

Edhe vaksina ruse Sputnik V, në thelb, përbëhet nga dy vaksina me vaksina të ndryshme vektoriale, bazuar në adenovirusë të ndryshëm. Zhvilluesit presin që kjo të jetë më efektive.

Kina praktikisht nuk është në gjendje të provojë efektshmërinë e vaksinave të saj në vend, sepse ajo vijon të ndjekë politikën e masave të rrepta të bllokimit, të cilat kanë si rezultat uljen e infektimeve. Prandaj shkenca mbështetet në studime që kryhen në vende që janë prekur rëndë, siç është për shembull Brazili./dw

Pas

Dalin pamjet e reja, ja lëvizjet e autorëve katër minuta pas ekzekutimit të gazetarit grek

Para

Basha në familjen durrsake: Vijmë me plan pune jo premtime boshe, keni në dorë ndryshimin

Para
Basha në familjen durrsake: Vijmë me plan pune jo premtime boshe, keni në dorë ndryshimin

Basha në familjen durrsake: Vijmë me plan pune jo premtime boshe, keni në dorë ndryshimin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar