• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Nuk më njeh kush jam” Dalin detajet nga Mamurrasi, ja pse polici qëlloi 2 kolegët dhe ‘të fortin’ pas sherrit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Nuk më njeh kush jam” Dalin detajet nga Mamurrasi, ja pse polici qëlloi 2 kolegët dhe ‘të fortin’ pas sherrit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Dalin detaje të tjera nga ngjarja e rëndë ditën e sotme në Mamurras.

Pas të shtënave me armë zjarri, dy policë dhe një person tjetër mbetën të plagosur me armë zjarri.

Mësohet se autor ishte një nga efektivët e patrullës David Magani, i cili pas një sherri mes uniformave blu dhe disa persona të tjera, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.

Për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Ilir Zekaj, dhe Flamur Lleja, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, Nikollë Vorfi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky person mendohet të jetë edhe shkaku i nisjes së konfliktit.

Nikollë Vorfi (Fufi) është shoqëruar në ambientet e policisë mëngjesin e sotëm por më pas është lënë i lirë.

Ndërkohë rreth orës 13:35, patrulla e policisë ka pikasur një makinë tip ‘Audi” ku në të ndodheshin tre persona.

Teksa i kanë bërë shenjë të ndalojë, shoferi nuk i është bindur urdhrit dhe ka ikur. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe i ka ndaluar në qendër të  Mamurrasit, ku edhe janë përleshur fizikisht. Në ndihmë të tre personave me “Audi” kanë shkuar edhe disa të tjerë. Në konflikt e sipër një nga efektivët e policisë ka nxjerrë armën dhe ka shtënë, për pasojë plumbat kanë kapur dy kolegët e tij dhe Nikollë Vorfin.

Mësohet se konflikti në qendër të Mamurrasit nisi fillimisht nga personat që ndodheshin në “Audi” të cilët u janë drejtuar efektivëve, duke u treguar forcën e emrit që kishin krijuar në zonë.

“Personat që ishin në audi fillimisht u janë drejtuar me gjuhë jo korrekte dhe i kanë treguar edhe identitetin e tyre. Duke thënë se “Pse nuk më njihni se kush jam unë” Kjo ngjarje po hetohet por është përfshirë edhe politika pasi janë mbiemra të njohur të politikës.” tha gazetarja Xhensila Kodra për emisionin ‘Radari Informativ’.

“Duke u nisur dhe nga mbiemri kemi të bëjmë me ish deputetin Mëhill Fufi. Në Mamurras njihen me njëri tjetrin. Nëse ka pasur konflikte të mëparshme. Një nga personat e kësaj ngjarje është shoqëruar në mëngjes. Nëse do ketë një veprim korret të policit apo ka qenë në shkelje të ligjit.” shtoi gazetarja.

Nikollë Vorfi (Fufi), është i afërm i  ish deputetit, Mhill Fufi, një emër ky i lakuar disa herë në ngjarje të bujshme.  Në 2016-s, Mhill Fufi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së pasi në kundërshtim me vendimin e partisë, ai qëndroi në sallën e Kuvendit dhe votoi për ligjin e organeve të qeverisjes së sistemit gjyqësor. Më pas Fufi u klasifikua nga Prokuroria si një ndër deputetët që dyshohej se kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Fufi më pas u emërua  drejtor i Transportit Rrugor për Qarkun e Lezhës.

“Për rrethana ende të paqarta. I pari është shoqëruara Nikollë Vorfi i cili është një nga tre të lënduarit. Është në spitalin e Traumës. Ka marrë plumb në këmbë. Fillimisht u shoqërua Vorfi, por u lirua. Më pas është hasur nga 3 persona brenda një audit. Ka qenë një patrullim. Por ende nuk janë marrë në pyetje. Janë shoqëruar edhe dy të tjerë tek Trauma. Ka qenë patrulla prej tre efektivësh që ka kërkuar që të ndalojë Audi. Pikërisht ky automjet mund të ketë shkelur rregullat. Por nga ana tjetër urdhrit të parë nuk i është bindur. Tre punonjësit e kanë ndjekur dhe në qendër të Mamurrasit janë ndaluar. Në këtë moment kanë qenë 5-6 persona të tjerë që shkakun pranë tyre. Sapo kanë qëlluar me sende të forta se ka pasur një përleshje fizike.” tha gazetarja Kodra.

“Një nga punonjësit e policisë është pohuar se ka pasur shenja të shkaktuara nga goditje me sende të forta. Policia nga ana tjetër pohoi se ka marrë një cifël të plumbit. Pra një polici ka plagosur dy kolegët dhe Vorfin”

“Do e krahasoja me ngjarjen e Klodian Rashës. Kemi të njëjtën dinamikë. Se kishim disa versione. Tani ka një stepje duke u mohuar ata që janë thënë në fillim” ka shtuar gazetarja.

Aktualisht lidhur me këtë ngjarje të rëndë që ende nuk është zbardhur e gjitha, janë shoqëruar 9 persona. Dy prej ndalimeve u bënë tek spitali i Traumës, ku u shoqëruan Alfred Prenga dhe Gjon Fufi, ky i fundit vëllai i Nikollë Fufit (Vorfit) i cili po ashtu ndodhet në spitalin e Traumës pasi mbeti i plagosur me armë zjarri.

Pas

“Urimi i Rama-zonit për Ramazan” Kjo është ‘gafa’ që nuk i shpëtoi ekspertit në mesazhin e kryeministrit për Muajin e Shenjtë

Para

“Unë nuk jam piktor” Basha sfidon hapur Ramën: Por e di çfarë i duhet Shqipërisë (VIDEO)

Para
“Unë nuk jam piktor” Basha sfidon hapur Ramën: Por e di çfarë i duhet Shqipërisë (VIDEO)

“Unë nuk jam piktor” Basha sfidon hapur Ramën: Por e di çfarë i duhet Shqipërisë (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar