• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pandemia ngadalësoi “luftën” ndaj korrupsionit, 19 tregues nuk u realizuan në vitin 2020

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Pandemia ngadalësoi “luftën” ndaj korrupsionit, 19 tregues nuk u realizuan në vitin 2020
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ministria e Drejtësisë zbardhi se plani i veprimit për strategjinë e luftës ndaj korrupsionit nuk u realizua në pjesën më të madhe të treguesve në vitin 2020.

Një efekt duket se e ka pasur edhe situate e pandemisë ku sipas raportit të monitorimit të kësaj strategjie nënvizohet se ka pasur burime të pamjaftueshme financiare.

Konkretisht në janar – dhjetor 2020, janë mbledhur dhe analizuar të dhëna për 37 tregues performance, të shpërndare përkatësisht në 21 tregues për objektivat specifikë në qasjen parandaluese, 9 tregues për objektivat specifikë në qasjen ndëshkuese dhe 7 tregues për objektivat specifikë në qasjen ndërgjegjësuese.

“Gjatë vitit 2020, janë arritur vlerat e synuara për 14 tregues performance, pjesërisht për 4 tregues performance dhe nuk janë arritur për 19 tregues performance” thuhet në raport.

Lidhur me treguesit e realizuar ministria nënvizon se ato nisnin nga sigurimi i transparencës së autoriteteve për regjistrat e kërkesë-ankesave tek tenderët dhe shërbimet elektronike.

“Janë siguruar procedura transparente të prokurimit publik duke arritur vlerën e synuar lidhur me elementet e ndryshuar në planet vjetore të prokurimit, të procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës si edhe të numrit të kontratave të ndryshuara gjatë vitit krahasuar me vitin e mëparshëm, duke ofruar stabilitet të këtyre treguesve.

Janë shtuar në mënyrë të ndjeshme numri i shërbimeve elektronike në funksion të plotë për përdorim nga qytetarët duke siguruar transparencë dhe lehtësi përdorimi. Deri në fund të vitit 2020 janë 1021 shërbime elektronike në funksion të plotë, 1.87 milion përdorues të platformës së shërbimeve e-Albania dhe 7.7 milion aplikime/përdorime të shërbimeve elektronike.

Janë përfunduar procedurat ligjore për mirëmbajtjen e sistemit elektronik të deklarimit online të pasurive dhe aseteve, është shpallur kompania fituese dhe përgatitja (testimi) i sistemit për të filluar nga përdorimi sipas parashikimit të bërë në planin e veprimit 2020- 2023” thuhet në dokument.

Sipas ministrisë viti 2020, është viti i pandemisë globale Covid-19, efektet e së cilës u shtrinë dhe ndikuan gjithashtu në zbatimin e këtij plani veprimi. “Aktivitetet, masat e parashikuara për zbatim përgjatë vitit 2020, vlerat e treguesve, operacionaliteti dhe funksionimi i institucioneve të përfshira në zbatimin e Planit të Veprimit janë ndikuar duke sjellë vonesa, pamundësi dhe/apo bllokim të proceseve të punës”./Monitor/

Pas

Ja emrat/ Kush janë policët dhe qytetari që u pla gosën në Mamurras

Para

Miratohet marrëveshja për blerjen e “Sputnik V”/ Shqipëria gati të marrë vaksinën ruse

Para
Miratohet marrëveshja për blerjen e “Sputnik V”/ Shqipëria gati të marrë vaksinën ruse

Miratohet marrëveshja për blerjen e “Sputnik V”/ Shqipëria gati të marrë vaksinën ruse

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar