Një zyrtar i lartë i Policisë në Maqedoninë e Veriut është vënë në prangat e policisë nga kolegët e tij pasi është kapur me një sasi të madhe droge rreth 500 kologram kanabis sattiva.
Mediat raportojnë se sasia e drogës së sekuestruar kap vlerën e rreth 800 mijë eurove.
Lajmi është bërë publik nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ai tha se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Narkotikëve – DEA.
“Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkruan Spasovski.