Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka vendosur ta nisë me një telefonatë në lidhje me fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai ka marrë kandidatin për deputet të Partisë Socialiste në Dibër, Dionis Imerajn.
Ky i fundit është pyetur nga kreu i qeverisë për mënyrën sesi po shkon fushata elektorale në këtë qark.
Gjithashtu Rama nuk ka harruar ta porosisë që të takojnë njerëzit kudo, për të komunikuar nga afër me to.
Ndër të tjera në këtë bisedë, kryeministri ka theksuar se ëndrra e dibranëve është shumë afër dhe sipas tij ‘Rruga e Arbrit’ do të mbarojë brenda këtij viti.
BISEDA RAMA- IMERAJ
Rama: Dionis si je?
Imeraj: Njerzit po i takojmë një nga një. Ka frymë shumë pozitive!
Rama: Ai azilanti i Kamzës ça bën ai?
Imeraj: Ai bën xhiro më duket se nuk ka bërë as vaksinën ai infekton njerzit nëpër klube. Shumë frymë pozitive do ta mbyllim me sukses, kam shumë besim.
Rama: Po kjo partia kontrollorëve ajror?
Imeraj: Kjo nuk është asgjëkundi dalin nëpër terren por nuk kanë potencial, ka humbur fare.
Rama: Me njerëzit duhet shumë komunikim kudo, pakënaqësitë janë legjitime njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ne kemi bërë sa kemi mundur dhe jo sa kemi dashur. Fokusin e kemi, durimin e kemi, edhe karakterin padiskutim duhet të fokusohemi tek njerëzit. Rruga e Arbrit do të realizohet brenda këtij viti dhe si zoti dhe para afatit.