• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Duhen hetuar” Mjeku Alimehmeti flet për rastet që humbën jetën pas vaksinës kineze

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Duhen hetuar” Mjeku Alimehmeti flet për rastet që humbën jetën pas vaksinës kineze
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Deri më tani qeveria shqiptare ka  arritur të vaksinojë me dozën e parë të vaksinës kineze “Sinovac” mbi 160 mijë të moshuar mbi  70 vjeç.

Gjithashtu pas tyre u premtua se do të bëjnë injeksionin personat mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

Ndërkohë në lidhje me këtë, ka folur dhe epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti, i cili analizoi zhvillimet më të fundit në Kinë ku sipas tij vaksina Sinovac ka marrë lirësimin për t’u aplikuar në moshat poshtë 60 vjeç ndërsa shteti komunist po heton ende efektet mbi këtë moshë. Ai shtoi se vetë Kina prodhuesi i vaksinës nuk është bindur ende për të licencuar përdorimin e gjerë të saj mbi moshën 60 vjeç.

Nisja e vaksinimit masiv me vaksinën kineze Sinovac ka hasur skepticizmin e një pjese të popullatës dhe opozitës e cila tha se vaksina do të duhej të certifikohej nga institucionet ndërkombëtare. Dyshimet u ngritën pas raportimit në media të dy jetëve të humbura, 88 dhe 73 vjeç pak ditë pas kryerjes së vaksinës.

Qeveria e mohoi lidhjen shkak pasojë midis vaksinës dhe humbjes së jetëve edhe pse asnjë nga rastet nuk iu nënshtrua autopsisë. Ende nuk ka asnjë informacion se kur vaksinat kineze përfshirë Sinovac do të marrin certifikimin nga organizatat ndërkombëtare të barnave si FDA dhe EMA. Alimehmeti tha se asnjë nga kompanitë kineze nuk kanë depozituar dosjen pranë agjencive ndërkombëtare të barnave si FDA dhe EMA. Ndaj dhe sipas tij ka pak gjasa që licencimi i tyre të ndodh brenda 2021.

Por përdorimi i vaksinës kineze ka ngritur edhe një pikëpyetje të madhe nëse personat e vaksinuar me të do të kenë ose jo të drejtë për të lëvizur lirisht në Europë, Amerikë a më gjerë? Eksperti u shpreh se pasaporta vaksinale është e pamundur pasi nuk mund të vaksinohen gjithë shtetasit europian brenda vitit 2021.

Sipas tij diskutimet për po ose jo ndaj pasaportës vaksinale janë debate burokratike jo nevojë shëndetësore. “Pasaporta vaksinale është një gjë e pamundur edhe për vetë Union Europian. E para, se jo të gjithë shtetasit europian do të mund të vaksinohen brenda vitit 2021 për shkak të sasisë së limituar të vaksinave. E dyta: Nga vaksinimi përjashtohen moshat poshtë 18 vjeç që sërish do të privohen nga lëvizja e lirë.

Diskutimi ‘Po’ ose ‘Jo’ pasaportës së vaksinës që ka nisur në BE është më shumë një debat burokratik sesa një nevojë shëndetësore dhe si e tillë pak gjasa ka të ndodh”, tha Alimehmeti.

Pas

“S’do të ketë më kufizime” Joe Biden jep lajmin që të gjithë amerikanët po prisnin

Para

“A e keni menduar ndonjëherë humbjen?” Rama jep përgjigjen surprizuese në prag të 25 prillit

Para
“A e keni menduar ndonjëherë humbjen?” Rama jep përgjigjen surprizuese në prag të 25 prillit

“A e keni menduar ndonjëherë humbjen?” Rama jep përgjigjen surprizuese në prag të 25 prillit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar