Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Guidë turistike e Ramës”/ Artan Fuga i përgjigjet sërish Majlinda Bufit: Je bërë si ato dhjetanoset që…

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Guidë turistike e Ramës”/ Artan Fuga i përgjigjet sërish Majlinda Bufit: Je bërë si ato dhjetanoset që…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku Artan Fuga, përmes një shkrimi në facebook e ka cilësuar vizitën e paradites së sotme të kryeministrit Edi Rama në Roskovec, ku ky i fundit u shoqërua nga kryebashkiakja Majlinda Bufi si një skandal propagandistik.

Sipas tij përfshirja e kryebashkiakes në rolin e guidës turistike për fushatë është në thyerje të ligjit zgjedhor dhe ndarjes që qëndron midis pushtetit lokal dhe atij qëndror.

Por kryebashkiakja i ka kujtuar takimin në një trajnim, ku akademiku Fuga e kishte vlerësuar esenë e saj dhe kishte folur me superlativa për të.

Po sigurisht që Fuga nuk e la me kaq. Ai i ka dedikuar një shkrim të dytë Majlina Bufit, ku me ironi shprehet se kryebashkiakja është si ato dhjetanoset që kur marrin 10 i mburren shoqeve dhe kur marrin 4 shajnë profesorin.

Shkrimi i dytë i Artan Fugës: Majlinda Bufi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Prof si je ?

Unë jam ajo kryetarja e bashkisë rurale … Kur isha në një trajnim nga ju dhe të tjerë , edhe me Çilin bashkë në Durrës , e mban mend :

Ku ishe Henri ???

Të bëri shumë përshtypje eseja që kisha shkruar …

Më the të tjera fjalë atë ditë . Dhe unë shihja në ty deri tani , një prof të ndarë nga politika . Po si duket qënkam gabuar …

Vërtet Budapesti është shumë larg nga Roskoveci , por edhe Franca qënka shumë larg nga ju , edhe pse shkon shpesh atje …

Artan Fuga

Ate dite ne trajnim do kesh merituar dhjete se nota kot nuk ve une, por meqë më drejtohesh “profesor” sot ke nje dysh të madh sepse nuk e ke mesuar neper trajnime si eshte roli i pushtetarit lokal ne raport me fushatat elektorale, mediat dhe opinionin. Dole ne imazhe te levizshme ne publik prit pa bere ze edhe kritika jo vetem lavderime. Ndryshe je si ato dhjetanjoset që kur marrin dhjete u lavderohen shoqeve, kur marrin notë te keqe, si sot, shajnë profesorët me nënë e me babë. Dhe per fyerjet personale qe me drejtove sot, ndërkohë unë nuk te fyeva kurrë, te kam ulur edhe dy nota ne sjellje. Kurre nuk do te vija te banoja ne Roskovecin e bukur, siç planifikoja, sa kohë të jesh ti kryetare atje, duhet te jetë e frikshme, ose deri sa të bësh autokritikë të shëndoshë.

Reagimi i parë: Roskoveci si Budapesti !

Mor por shoh këtë kryebashkiaken e kësaj qendre të vogël urbano – rurale të Roskovecit. Shumë e shkathët, e gojës, dhe e pasionuar pas punës duket.

Por, më duket se ka ngatërruar rolin, detyrën, funksionin, ajo është përfaqësuese e komunitetit vendor, ndonëse është zgjedhur pa kandidatura të vërteta rivale në zgjedhje moniste. Por, po e le këtë. Nuk është guidë turistike e kryeministrit në fushatë elektorale një kryebashkiake.

Ajo është përfaqësuese e të majtëve, të djathtëve, nacionalistëve, liberalëve, intelektualëve, fermerëve, konservatorëve, enveristëve të Roskovecit, pa dallim bindjesh dhe qendrimesh politike.

Taksat e tyre janë, pse bën fushatë elektorale kjo zonja?

Godina e re e bashkisë m’u duk e bukur, por krejt jashtë përmasave të një bashkie të një qendre të vogël urbano-demografike si qendër zone rurale. Sa janë harxhuar nga buxheti i taksave të popullisisë lokale aty! Pse krenohet se bashkia e një zone rurale të jetë më e bëshme se ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë?

Cfarë janë këto ide grandomanie ?

Aq më shumë i paraqet në kuadrin e një fushate elektorale partie, kryetarit të asaj partie, duke harruar se ato janë taksa lokale që kanë bërë atë qendër dhe atë ndërtesë. Pa lidhje fare me fushatën e forcave politike në plan kombëtar!

Cfarë bëhet kështu që në kundërshtim me ligjin bëhet fushatë elektorale me fondet publike?

Ore kemi Komision Zgjedhor Qendror ne apo jo?

Ore kemi ndarje midis pushtetit ekzekutiv qendror, kryeministrit, dhe pushtetit lokal, apo

jemi si në kohën kur shoku Mehmet shkonte në Roskovec?

Kemi ndarje mes politikës dhe fushatës elektorale kombëtare dhe administratës komunale ne apo jo?

Këto janë skandale propagandistike mo! Zonjat kryebashkiake bëjnë rolin e guidës turistike dhe tregojnë se ku do të vendosin llampadarët nëpër mure! E kam parë në Budapest – thotë! Ku Budapesti ku Roskoveci! Po dale moj zonjë, më pak yrysh, se jemi bërë grandomanë!

Pas

Kapet “Kobra” i Kosovës, bëri për spital me grushta një person

Para

Rama për “uraganin’ Basha: Pse jam i frikësuar vërtetë nga opozita

Para
Rama për “uraganin’ Basha: Pse jam i frikësuar vërtetë nga opozita

Rama për "uraganin' Basha: Pse jam i frikësuar vërtetë nga opozita

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora