Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sfiduar sot nga Kukësi kryeministrin Edi Rama për një përballje direkte.
Kjo kërkesë vjen me qëllim që të ballafaqohen programet përpara zgjedhjeve elektorale të 25 prillit.
Sipas Bashës, debati është modeli që e fut Shqipërinë në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.
“Mos i ikë debatit si burracak, ai të tregojë se çfarë ka bërë 8 vite para se të broçkollisë dhe ndonjë premtim që kopjon dhe unë të shpjegoj çfarë zgjidhje kemi ne dhe me votën tuaj, ky është modeli politik që do të instalojmë në Shqipëri.
Unë nesër nuk do i fshihem debatit me kundërshtarin se na fut në rrugën e përparimit dhe zhvillimit” tha Basha.