Një tragjedi e përmasave të rënda ka ndodhur në zonën e Eretrias në Greqi.
Mësohet se tre elektricistë, mes tyre një shqiptar, kanë ndërruar jetë pasi i zuri korenti teksa punon duke kryer riparime në shtyllat e tensionit.
Sipas informacioneve shqiptari që ndërroi jetë në këtë ngjarje quhet Aleks Bruka.
I riu nga Rrësheni kishte zgjedhur Greqinë për të jetuar, për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Mirëpo, ai ka pasur një fat tragjik, duke ndërruar jetë në vendin e punës.
Përpos tre elektricistëve që ndërruan jetë, dy grekët dhe shqiptari, edhe një tjetër mbeti i lënduar nga incidenti tragjik.

