• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Ja pse maskat dhe distanca sociale janë të nevojshme edhe për ata që janë vaksinuar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Ja pse maskat dhe distanca sociale janë të nevojshme edhe për ata që janë vaksinuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Vaksinat anti-C ovid, janë mjeti më i mirë që kemi në dispozicion për të dalë nga kjo emergjencë shëndetësore. Por fatkeqësisht, për aq sa ne dimë deri tani, ato nuk janë arma përfundimtare që do ta zhdukë koronavirusin e ri nga planeti ynë.

Edhe pse ka disa të dhëna, se vaksinimi masiv mund të zvogëlojë transmetimin e virusit, ne ende nuk kemi prova se individët e vaksinuar, nuk mund ta marrin virusin pa e ditur këtë gjë. Pa harruar faktin që vaksinat e ulin shumë rrezikun e sëmundjes, por nuk e përjashtojnë plotësisht atë.

Për këtë arsye, autoritetet shëndetësore dhe ekspertët këmbëngulin, se të gjithë duhet të vazhdojmë të respektojmë masat e kufizimit dhe zbutjes:maskat dhe distanca sociale mbeten të nevojshme. Vaksinat që janë aktualisht në dispozicion, sigurojnë imunitet duke stimuluar prodhimin e antitrupave dhe qelizat e kujtesës.

Por ndërsa ato janë që të gjitha shumë efektive në parandalimin e formave të rënda të Covid-19, nuk do të eleminojnë plotësisht rrezikun e sëmurjes nga virusi. Prandaj, ky rrezik i mbetur mund të zvogëlohet më tej duke vazhduar të mbahet maska ,​​dhe një distancë e sigurt nga njerëzit e tjerë.

Vazhdimi i respektimit të masave parandaluese edhe nëse jeni të vaksinuar, është gjithashtu një akt përgjegjësie ndaj shëndetit të të tjerëve. Koronavirusi i ri, është një patogjen i frymëmarrjes që hyn në trup kryesisht përmes mukozës së hundës, dhe aty fillon që të shumohet.

Njerëzit që preken të parët, zhvillojnë një reagim imune lokale, që çon gjithashtu në prodhimin e antitrupave, me synim kufizimin e përhapjes së virusit në pjesët e tjera të trupit.

Ndërkohë imuniteti që ofrohet nga vaksinat, zhvillohet në një formë të ndryshme.

Vaksinat injektohen në mënyrë intramuskulare, dhe më pas nga vendi i injektimit antitrupat emigrojnë përmes gjakut në pjesët e sipërme të trupit. Gjithsesi, shkencëtarët nuk e dinë ende se sa antitrupat e gjeneruar në këtë mënyrë, mund të arrijnë në kohë në mukozën e traktit respirator për të parandaluar shumimin viral, në rastin kur koronavirusi përpiqet të infektojë trupin e njeriut.

Nëse nuk ka sukses, ose nëse ka rrallëherë, patogjeni mund të krijojë infeksionin dhe të shumohet në mukozën e hundës. Në këtë rast, edhe nëse personi (që është vaksinuar), është mirë dhe asimptomatik, edhe një teshtimë e thjeshtë do të bënte që virusi të përhapet në mjedis dhe të mund të infektojë njerëz të tjerë, ndoshta jo të vaksinuar.

Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, kanë konfirmuar se po kryejnë studime për të verifikuar se deri në çfarë mase mund të parandalojnë produktet e tyre infeksionet e koronavirusit.

Për shembull, AstraZeneca po teston rregullisht vullnetarët e vaksinuar, për të kontrolluar për viruset në mukozën e hundës. Nga ana tjetër, Pfizer dhe Moderna, synojnë të testojnë gjakun e grupeve të vullnetarëve të vaksinuar, për të analizuar disa antitrupat të veçantë.

Prania e tyre do të tregonte se njerëzit, ndonëse të vaksinuar, e kanë marrë infeksionin e koronavirusit. Sidoqoftë, bazuar në të dhënat e disponueshme për momentin, ekspertët besojnë se me vaksinat aktuale është e lehtë të parandalohen format e rënda të Covid-19, më e vështirë për të parandaluar format e tjera simptomatike, dhe shumë më e vështirë për të parandaluar infeksionin.

Për këtë arsye, do të jetë e nevojshme të punohet mbi gjeneratat e ardhshme të vaksinave anti-Covid për ta adresuar edhe këtë aspekt, në mënyrë q​ë të stimulohet një imunitet më i madh lokal në traktin respirator. Ndoshta duke ndryshuar metodën e administrimit, për shembull duke përdorur një spraj për hundën. / Wired – Bota.al

Pas

“Mos premto ato që nuk i bën” Qytetari ia thotë hapur, shihni reagimin e Lulzim Bashës

Para

“Shqipërisë i duhet Edi Rama” Aktorja Tinka Kurti i bashkohet PS: Ai lufton për ne (VIDEO)

Para
“Shqipërisë i duhet Edi Rama” Aktorja Tinka Kurti i bashkohet PS: Ai lufton për ne (VIDEO)

“Shqipërisë i duhet Edi Rama” Aktorja Tinka Kurti i bashkohet PS: Ai lufton për ne (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar