Përfundon mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Ata kanë vendosur që të mos ndryshojnë masat ekzistuese për frenimin e përhapjes së C OVID19.
Kështu, mësohet se do të mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes nga ora 20:00-06:00.
Po ashtu baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura.
Për të lëvizur në këtë kohë do të jetë nevoja që të merret leje me anë të portalit e-Albania.
Shkollat e mesme që deri më tani kanë vijuar mësimin online, do të procedojnë ende në këtë mënyrë. Përjashtim bëjnë maturantët, të cilët do të lejohet të kthehen në shkolla, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për provimet që do të duhet të japin në përfundim të vitit shkollor.
Edhe universitetet do mbeten online.
Po ashtu, fluturimet me Britaninë e Madhe do mbeten të pezulluara.
Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se situata paraqitet e stabilizuar, por delikate.