• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Jo dhunë në protestë, Ambasada e SHBA ka një mesazh të fortë për Bashën dhe Kryemadhin

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Jo dhunë në protestë, Ambasada e SHBA ka një mesazh të fortë për Bashën dhe Kryemadhin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Duhet pak më shumë se një orë deri në fillimin e protestës së Opozitës këtë të hënë. Kur protestuesit kanë filluar të mblidhen në bulevard, ka ardhur reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në Tiranë dënon dhunë në protestën e fundit. Më tej ajo bën apel për të qëndruar larg dhunës në protestën e sotme. Në njoftimin e ambasadës i kërkohet drejtpërdrejtë Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që të mos nxisin dhunën.

Më poshtë deklarata e ambsadës:

Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore. Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

SOT PROTESTA E OPOZITES/ Basha publikon spotin: Asnjë hap pas!

Para

Del nga burgu burri i ministres Shahini

Para
Del nga burgu burri i ministres Shahini

Del nga burgu burri i ministres Shahini

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

nga Fast News
11:30 | 13/01/2026
0

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

nga Fast News
11:00 | 13/01/2026
0

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare

nga Fast News
10:30 | 13/01/2026
0

Dëmet në bujqësi nga përmbytjet, ministri Salla garanton fermerët për mbështetje

Dëmet në bujqësi nga përmbytjet, ministri Salla garanton fermerët për mbështetje

nga Fast News
09:47 | 13/01/2026
0

Recent News

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

11:30 | 13/01/2026
Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

11:00 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar