“Do vazhdojnë pa u ndalur” Manastirliu nxjerr pamjet nga sheshi “Skënderbej”: Ja sa vaksinime u kryen sot

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime


Në mbyllje të ditës së parë të vaksinimit masiv, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se janë kryer 11.487 vaksinime në të gjithë vendin.

“Përgjatë ditës së sotme, jo vetëm që e kemi arritur targetin që kishim vendosur, prej 10 mijë vaksinimesh, por madje e kemi kapërcyer atë. Kemi arritur në 11 487 të vaksinuar përgjatë kësaj dite”, tha Manastirliu.

Gjithashtu ajo bëri me dije se procesi i vaksinimit do të intensifikohet në të gjithë vendin, për të vaksinuar të gjithë grupet e përcaktuara, sipas planit kombëtar.

“Ne do të vijojmë përgjatë gjithë kësaj periudhe me intensifikimin e procesit të vaksinimit, duke vijuar vaksinimin e mësuesve, pedagogëve, edukatorëve të kopshteve dhe çerdheve. Gjithashtu do të vijojmë me vaksinimin masiv të grupmoshës +70 vjeç, qoftë në qendra shëndetësore, qoftë në këto pika të vaksinimit të përqendruara”, tha Manastirliu.

Gjatë komunikimit direkt nga Sheshi Skënderbej, Manastirliu u ka bërë apel të moshuarve që të kontaktojnë me mjekun e familjes.

“Mjeku i familjes do t’ju njoftojë për datën, vendin dhe orën e vaksinimit. Është vetëm mjeku i familjes ai që ka regjistrin elektronik dhe nëpërmjet regjistrin elektronik nxjerr dhe të gjithë listën e personave që i përkasin fashave të përcaktuara, sipas grupmoshës për vaksinim”, apeloi Manastirliu.

Në të gjithë vendin janë kryer rreth 78 000 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe arsimtarët.

 POSTIMI I PLOTE:

DITA  e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 11,478 vaksinime, në të gjithë vendin

Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar

#ShqipëriaBuzëqesh

Para
ADVERTISEMENT

Të Gjitha