Kryedemokrati Lulzim Basha ka promovuar librin e tij të parë. Ai shpërndau disa kopje të librit duke dhënë edhe autografe.
Një nga këto autografe e ka marrë edhe zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo, e cila beson se kryetari i Partisë Demokratike Basha, do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.
“Nje autograf i veçante nga Kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha!”, shkruan Garo në rrjetet sociale.
“Misioni im”, libri i Lulzim Bashës ngjalli reagime të shumta në rrjete sociale.