Ndonëse 97 vjeç, István Körmendi shërben prej 70 vitesh si doktor i familjeve në Budapest.
Dëshirën dhe pasionin për mjekësinë e ka trashëguar nga i ati dhe tani është cilësuar si mjeku më i vjetër në Hungari.
Edhe pse është në moshë të thyer ai e ushtron profesionin e tij me të njëjtën dashuri dhe pasion ashtu sikurse në fillimet e tij.
“U rrita duke parë babain si punonte. Atëherë nuk kishte klinika publike. Përpara dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, mësoja fshehtas sepse hebrenjve u ndalohej hyrja në universitet”- thotë ai.
Sipas doktorit në mesin e pacientëve që trajton akoma dhe sot është dhe një 70-vjeçare të cilën e ka ndjekur që kur ajo ishte fëmijë.
“Mes pacientëve të mi është një 70-vjeçare, të cilën e trajtoj që kur ishte fëmijë,” – thotë Körmendi.