Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit reagoi në lidhje me pjesëmarrjen e tij në videokonferencën e Komisioneres së BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabrielae ku u fol për arsimin.
Basha e quan nervozizmin e Ramës si të habitshëm, dhe shprehet se së bashku me shqiptarët e ka përcaktuar rrugën që në dhjetorin e vitit 90’.
“I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë. Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.”, shkruan Basha.