Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nëpërmjet një thirrjeje të fortë ka kërkuar ndihmë nga Brukseli.
Kjo ndodhi pas takimit të kryedemokratit Lulzim Basha me komisioneren e Bashkimit Europian, Maria Gabriel.
Kreu i qeverisë ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku kërkon që Brukseli zyrtar të reagojë në lidhje me rastin.
Sipas Ramës, prania e komisioneres në aktivitetin politik online të Bashës, është një ndërhyrje në zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!,”-tha Rama.