• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ju tregoj si u vra Klodian Rasha” Zbardhet çfarë pa deshmitari okular në momentin e ngjarjes në Tiranë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Ju tregoj si u vra Klodian Rasha” Zbardhet çfarë pa deshmitari okular në momentin e ngjarjes në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Zbardhet rrëfimi i dëshimitarit okular të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë.

I riu u qëllua për vdekje nga një oficer policie gjatë natës së 8 dhjetorit, kur kishte kaluar dhe orari i lejuar i qarkullimit për njerëzit.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e Marash Aliajt, i cili ishte dhe personi i fundit që u ndalua nga policia për verifikim teksa ecte me makinë gjatë rrugës “Dritan Hoxha”.

Aliaj u ndalua për verifikim nga polici Nevaldo Hajdaraj, që qëlloi edhe ndaj Rashës, dhe kolegu i tij i turnit. Në dëshminë e tij para grupit hetimor Aliaj ka treguar ngjarjen ne fjale ne detaje.

DESHMIA E PLOTE

Nga materiali hetimor ka rezultuar se është pyetur ne cilesine e personit qe deklaron rrethana te dobishme per hetimin shtetasi Marash Aliaj, ku nga deklarimi ka rezultuar se ka ne përdorim nje automjet, te llojit autoveture te markes “Suzuki”, ngjyre te bardhe me targa AA XXX XD, ne pronesi te shtetasit me inicialet B. R., automjet te cilin e perdor per arsye familjare. Sipas deklaruesit, me date 08.12.2020, rreth orës 01:00 minuta, ka qene duke levizur ne rrugen: “Dritan Hoxha”, me drejtimin nga vendi i quajtur Laprake ne drejtim te vendit te quajtur “Zogu i Zi”.

Sipas deklaruesit, ne momentin kur ka qene perballe me vendin e quajtur “Kupola” pranë semaforit, ka parë nga larg se nje automjet policie ia ka bere me drita te gjata, me shenje për te ndaluar. Pasi ka parë nga pasqyra automjetin e policisë i është përgjigjur shenjës se ndalimit, ka hapur krahun dhe ka ndaluar mjetin prane hotel “Dilo”, ku njëkohësisht prapa mjetit te tij ka qene dhe automjeti i policisë. Sipas deklaruesit, nga automjeti i policisë ka zbritur një punonjës policie, i cili është afruar pranë automjetit duke i kërkuar dokumentet e mjetit. Sipas deklaruesit, është bindur urdherit te punonjesit te policisë dhe ka filluar qe te jape dokumentet. Sipas deklaruesit, ne keto momente ka pare perpara automjetit te tij, ne krahun e djathte, nje punonjes policie, i cili po ndiqte një person me vrap duke kaluar rrugën ne krahun tjeter, duke shoqeruar edhe me fjalet “ndalo, policia!” ne drejtim te ketij shtetasi qe po largohej me vrap.

Sipas deklaruesit, veprimet e mesiperme i kane terhequr vemendjen dhe me ane te shikimit ka pare se shtetasi qe po vraponte dhe punonjesi i policise qe po e ndiqte kane hyre ne nje rrugice, e cila korespondon perballe me hotel “Dilo”, e cila te con prane ish-Shkolles se Partise. Sipas deklaruesit, gjate ketij momenti, punonjesi i policise, i cili i kishte kerkuar dokumentet, dhe po ndiqte me sy kolegun e tij, i ka kthyer dokumentet e mjetit dhe pasi ka mbyllur automjetin e policise, ka vrapuar duke kaluar rrugen me qellim te ndiqte drejtimin nga iku shtetasi ne fjale dhe punonjesi i policise. Sipas deklaruesit, ne keto momente i ka kerkuar punonjesit te policise nese mund te levizte por ky i fundit nuk i ka kthyer pergjigje. Sipas deklaruesit, gjate kesaj kohe ka qendruar ne automjetin e tij pa levizuar fare, ku pas disa minutave ka degjuar nje krisem si ajo e armeve te zjarrit dhe ka degjuar nje ze personi i cili ka thene se “e vranë”. Sipas deklaruesit, pas ketij momenti ka dale nga automjeti, eshte afruar drejt vendit ku kishte degjuar krismen dhe ulerimen, rreth pesembedhjete metra larg, ne rrugicen qe kufizohej me nje servis automjetesh.

Sipas deklaruesit, pasi eshte afruar ne rrugice, njekohesisht ne kete vend eshte afruar nje punonjes policie, i cili ka shikuar ne drejtim te nje personi, i cili ishte shtrire ne toke, ku pas disa sekondave ne kete vend ka shkuar dhe nje punonjës policie tjetër me vrap, i cili i eshte drejtuar kolegut duke i thene se cfare donte qe kishte shtire me arme. Sipas deklaruesit, pas rreth nje minute ne vendin e ngjarjes kane shkuar punonjese te tjere te policisë, te cilet jane afruar prane shtetasit te shtrire dhe nga ky moment punonjesit e policise i kane kerkuar qe te largohej nga vendi.

Sipas deklaruesit, ai ka qene rreth pese metra prane personit qe ishte shtrire, dhe kur eshte afruar ka pare qe personi i shtrire ishte me koken ne drejtim nga rruga kryesore prane murit dhe kembet ne drejtim te rrugicës ne krahun tjeter. Sipas deklaruesit, gjate kohës qe ka qëndruar, nuk ka dëgjuar komunikime apo debate te tjera. Sipas deklaruesit, personi qe po ndiqte punonjësi i policisë me personin qe ka pare shtrire ne toke ishte i njejti. Sipas deklaruesit, punonjesi i policise qe eshte afruar i pari ne vendin e ngjarjes ishte punonjesi qe e ka ndjekur qe ne fillim personin e shtrire, ndersa punonjesi i policise qe eshte afruar i dyti ne vendin e ngjarjes ka qene punonjesi i policise qe i kishte marre dokumentet e mjetit.

Pas

E rëndë/ Një grua i jep fund jetës në Tiranë, hidhet nga lartësia e pallatit

Para

“Risi dhe surpriza” DW shkruan për listat e PD dhe LSI: Ja ndryshimet në taktikat e dy partive

Para
“Risi dhe surpriza” DW shkruan për listat e PD dhe LSI: Ja ndryshimet në taktikat e dy partive

“Risi dhe surpriza” DW shkruan për listat e PD dhe LSI: Ja ndryshimet në taktikat e dy partive

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

nga Fast News
11:52 | 20/09/2025
0

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
11:48 | 20/09/2025
0

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

Recent News

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

11:52 | 20/09/2025
S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

11:48 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar