Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 683 qytetarë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 697 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,887 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 646 pacientë, 40 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.