Koordinatorja e Bindjes Demokratike për qarkun e Fierit, Valbona Mezini ka përcjellë një mesazh urimi për të gjitha femrat shqiptare, në kuadër të festës ndërkombëtare të gruas.
Nëpërmjet një postmi në rrjete sociale, Mezini ka një thirrje të fortë për të gjitha gratë shqiptare, veçanërisht ato që këtë vit kanë marrë përgjegjësi publike nën siglën e Partisë “Bindja Demokratike”.
Kërkesa e saj konsiston në refuzimin e të bërit palë me atë çfarë instikti ju thotë se nuk është e drejtë. Ndër te tjera Mezini shkruan se femrat kurrë nuk duhet të bëjnë kompromise, të cilat rëndojnë mbi kurrizin e tyre.