Presidenti argjentinas ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë atje Gonzalez Garcia.
Kërkesa e tij erdhi pas zbulimit të skandalit, ku Garcia u propozonte miqve të tij që të vaksinoheshin jashtë radhës.
Dy burime në presidencë konfirmuan për Reuters se presidenti kishte kërkuar dorëheqjen e ministrit.
“Presidenti i tregoi shefit të shtabit që ministrit të shëndetësisë duhet t’i kërkohet të japë dorëheqjen,” tha një nga burimet.
“Unë po jap dorëheqjen nga posti im në Ministrinë e Shëndetësisë pas kërkesës suaj të qartë, ” tha ministri në letrën e dorëheqjes drejtuar kreut të shtetit.
Në këtë detyrë, ai do të zëvendësohet nga Dr. Carla Witsotti, një emër jo pak i njohur në Argjentinë.
Skandali u zbulua nga gazetari i famshëm 71-vjeçar Horacio Verbicki.