• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E frikshme/ Shqipëria po plaket, çiftet ndihen të frikësuar për të lindur fëmijë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
E frikshme/ Shqipëria po plaket, çiftet ndihen të frikësuar për të lindur fëmijë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shtesa natyrore e popullsisë arriti vitin e kaluar në nivelin më të ulët historik. Me vdekjet që arritën në nivele rekord, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë Covid-19 dhe tendencën rënëse të lindshmërisë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, shtesa natyrore u regjistrua në vetëm 470 persona.

Diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve ka ardhur vazhdimisht në rënie dhe nuk është një problem i krijuar nga Covid-19, por i vënë tashmë seriozisht në dukje. Krahasuar me vitin 2013, kjo shifër është zvogëluar mbi 30 herë.

Ky është niveli më i ulët i shtesës natyrore të popullsisë, së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sipas të dhënave të INSTAT. Por të dhënat më të hershme, por jo të grupuara vit pas viti, tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923, që kur ka nisur regjistrimit, kur shtesa ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit.

Që prej kulmit, në fillim të viteve 1990, shtesa natyrore e popullsisë ka ardhur në rënie të vazhdueshme, duke reflektuar nivelin e lartë të emigracionit dhe rënien e fertilitetit.

Tendenca e emigrimit është përshpejtuar sërish vitet e fundit, duke përfshirë dhe largimin e familjeve. Shifrat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2011-2019 janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13 për qind e popullsisë banuese në vitin 2011.

Me shifrat e fundit, Shqipëria bëhet vendi i dytë në Rajon, pas Serbisë me nivelin më të ulët të shtesës natyrore të popullsisë për vitin 2020.

Kjo ka shkaktuar një rritje të moshës mesatare të popullsisë, ka zvogëluar madhësinë e familjeve, ndërsa pritet të ketë një impakt të madh negativ në uljen e fuqisë punëtore, në skemën e pensioneve dhe në rritjen e kostove shëndetësore për të trajtuar një Shqipëri të plakur./A2CNN/

Pas

Komisionerja e BE ka një mesazh të fortë për partitë politike: Merrni përgjegjësitë tuaja

Para

U propozonte miqve të vaksinoheshin pa radhë/ Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen

Para
Ja kush do të jetë vendi i parë i huaj që do të pranojë vaksinën ruse kundër COVID-19

U propozonte miqve të vaksinoheshin pa radhë/ Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar