Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në fshatin Kullë të Durrësit.
Burime bëjnë me dije se ngjarja është shënuar në afërsi të vendit që njihet si “Kthesa e Ariut”.
Sipas informacioneve një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga një adoleshent pa patentë është përplasur me një makinë tip “BMW”, i cili drejtohej nga H.Lela nga fshati Jubë.
Ende nuk dihet gjendja e dy shoferëve, ndërkohë që mësohet se policia është nisur për në vendin e ngjarjes.