Një vendim drastik është marrë në Francë ndaj personave që refuzojnë të vaksinohen ndaj virusit C OVID19.
Në një projektligj që është kundërshtuar nga opozita, thuhet se ata nuk do të mund të përdorin dot as transportin publik.
Kryeministri francez Jean Castex pati mbështetje të plotë nga kabineti i tij për projektligjin që krijon një kornizë ligjore për trajtimin e krizave shëndetësore, ku përfshihet edhe pandemia.
Sipas projektligjit, i cili pritet të paraqitet në parlament, qytetarëve do t’u duhet test negativ ose një vërtetimi që janë vaksinuar në mënyrë që të përdorin transportin urban, por edhe aktiviteteve të tjera të përcaktuara paraprakisht.
Nga sondazhet e kryera deri më tani në publik, 55% e francezëve janë shprehur se nuk do ta merrnin vaksinën ndaj k oronavirusit.