Pasditen e sotme në orën 18:00 do të mbahet një protestë para Ministrisë së Brendshme.
Lajmin e ka bërë të ditur regjisori Robert Budina, duke thënë se vendimi u mor pas dhunës së ushtruar ditën e djeshme ndaj aktivistëve.
Ai e cilësoi shoqërimin e tyre në polici si shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.
“Në orën 18.00 do të protestojmë para Ministrisë së Brendshme”, shtoi ai.
Kujtojmë se dje, disa aktivistë u shoqëruan nga Policia në zonën para Teatrit ndërsa ende nuk dihen arsyet.
Policia shoqëroi Astrit Seranaj, Ergys Mertirin, Donald Martinin dhe Gentjan Hasanin. Regjisori Budina tha ditën e djeshme se aktivistët thjesht donin të hynin në pedonale, ndërsa akuzoi policinë për dhunë.