Mbrëmjen e djeshme ka patur një debat mes analistit Shpëtim Nazarko dhe zv.kryetarit të LSI Luan Rama.
Kjo bisedë është shoqëruar me tone të ashpra, teksa në studion e programit “Real Story” po flitej për protestat pas vrasjes së Klodian Rashës dhe sjelljen e policisë.
Rama e cilësoi qëndrimin e efektivëve si poshtërsi, ndërsa Nazarko e ka akuzuar se policia më e keqe ka qenë në kohën e tij, pasi ishte ministër i ndikuar nga kreu i qeverisë së asaj kohe, Fatos Nano.
PJESE NGA DEBATI
Luan Rama: Ajo familje është vrarë për herë të dytë, se policia nxori tre deklarata. Kjo është poshtërsi.
Nazarko: Kjo polici është shumë herë më e mirë se kur ke qenë ti ministër në kohën e Nanos. Si do që të jesh ti, ke qenë ministër i keq, për shkak të Nanos.
Luan Rama: E di që është më e mirë, por..
Nazarko: Më dëgjo. Janë bërë demonstrata, por a ka njeri të më thotë mua a ka pasur viktima? Unë kam dëgjuar policë që kanë humbur sytë, duart, por di një gjë, që 7 vjet që ka qenë ky, unë shikoj një polic të rregullt në rrugë. Nëse ju mendoni se do ta mundni Ramën me këto metoda, ehe, sepse policia e Ramës është 1 mijë herë më e mirë se e juaja.
Neritan Ceka: Nuk e kam njohur drejtorin e policisë, por më duket një person politik më tepër, se sa teknik. 90% e atyre që drejtojnë sot Policinë e Shtetit janë të vitit 1997, janë djem dhe specialistë të mrekullueshëm. Ata e kanë ndërtuar këtë polici, nuk e ka sjellë nga valixhja e tij Rama. Ne duhet të kishim sot një polici më të mirë se kjo që kemi.