• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria del me njoftim të fundit: 25 vjeçari nuk është dhunuar

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria del me njoftim të fundit: 25 vjeçari nuk është dhunuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, Prokuroria e Tiranës dalë me një njoftim të fundit.

Në të jepen detajet në lidhje me hetimet që po bëhen për ngjarjen e rëndë.

Prokuroria thekson se mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer.

Gjithashtu organi i akuzës hedh poshtë pretendimet se Klodian Rasha është dhunuar para se të vritej nga polici Nevaldo Hajdaraj.

NJOFTIMI I PROKURORISE SE TIRANES

Duke marrë shkak nga vëmendja e opinionit publik, me qëllim informimin sa më të plotë, në lidhje me ecurinë e hetimeve që ka të bëjë me ngjarjen e datës 08.12.2020, që lidhet me vrasjen e shtetasit Klodian Rasha nga punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj, si dhe duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedurës Penale në lidhje me sjelljen e subjekteve proceduriale penale në raport me kryerjen e një vepre penale, Ju informojmë sa më poshte:

Që nga momenti i parë, veprimet hetimore janë kryer në kontrollin e Prokurorisë, sipas normave procedurale. Është krijuar grupi hetimor, i përbërë nga shërbimet e policisë gjyqësore të strukturave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Drejtoria, Tirane, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles se Pare, Tiranë, të cilët menjeherë pas njoftimit për ngjarjen e sipërcituar kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, në vendin e ngjarjes si dhe në ditët në vijim kanë realizuar veprimet e para hetimore të domosdoshme dhe të nevojshme, që kanë të bëjnë me këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e kufomës, pyetje të shtetasve të ndryshëm, marrjen dhe ekzaminimin e pamjeve filmike, si dhe veprime qe kanë të bëjnë me identifikimin e mekanizimit te ngjarjes dhe të veprimeve të kryera nga subjektet proceduriale, autori i veprës penale, viktima si dhe subjekte te tjera.

Pas ngjarjes së ndodhur, dhe deri tani, janë realizuar një sërë veprimesh hetimore, shteruese, ezauruese, efikase, te pandikuara dhe pa pjesëmarrjen në kryerjen e këtyre veprimeve të shërbimeve të strukturave të Policisë së Shtetit, me qëllimin e vetem, identifikimin sa më të plotë, shkencor dhe teknik të mekanizimit të ngjarjes si dhe të identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit të ngjarjes.

Kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, ku deri në këtë njoftim, shprehemi të bindur se veprimet hetimore në lidhje me këto rrethana janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer.

Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me arme  zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhune.

Grupi hetimor, krahas hetimit në lidhje me identifikimin e mekanizimit të ngjarjes si dhe të përgjegjësise ligjore te autorit të ngjarjes, ka kryer dhe është në vijim të kryerjes të veprimeve hetimore qe kane per objekt identifikimin e autorësisë të armës te zjarrit të gjetur në Rrugen ‘At Zef Valentini’, si dhe mekanizimit te rrethanave te gjetjes së saj.

Jemi në rang të kryerjes së veprimeve të plota hetimore, dhe garantojmë opinionin publik për pavarësinë e tyre, në respektim të plotë të normave procedurale në fuqi.

Shprehim gadishmërinë tonë në përmbushjen e detyrave kushtetuese, duke i kërkuar opinionit publik, medias vizive dhe asaj të shkruar, dhe vëçanërisht familjarëve të të ndjerit Klodian Rasha, besim të plotë në një hetim objektiv dhe të shpejtë, me qëllim vënien në përgjegjësinë e duhur penale të autorit dhë dënimin e tij sipas ligjit.

Tiranë me 15.12.2020

Pas

Pamjet që bënë xhiron e rrjetit/ Rama reagon për fotot në SHBA: Ju tregoj ku isha dhe çfarë bleva

Para

‘A e zgjodhët ju Bashën kryetar të PD?’ Berisha kthehet pas në kohë: Ishte gjimnazist, e njihja bashkë me Aurelën

Para
‘A e zgjodhët ju Bashën kryetar të PD?’ Berisha kthehet pas në kohë: Ishte gjimnazist, e njihja bashkë me Aurelën

‘A e zgjodhët ju Bashën kryetar të PD?’ Berisha kthehet pas në kohë: Ishte gjimnazist, e njihja bashkë me Aurelën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar