Këngëtari i njohur shqiptar Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.
Lajmin e ka dhënë vetë bukuroshia brune me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, veshur me të bardha duke bërë me dije se është në pritje të fëmijës së dytë.
“Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për çdo sekond të jetes, të presim me padurim” shkruan Andrra.
Kujtojmë se dyshja janë prindër të një djali me emrin Ansi, i cili erdhi në jetë pas martesës së tyre në vitin 2015.







