Ish-kryeministri , Sali Berisha nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka denoncuar emrat që sipas tij qëndrojnë pas sulmit të selisë së Partisë Socialiste në Shkodër. Berisha thotë se në protestë është i përfshirë, polici i sektorit të Krimeve Redi Shullani, e bashkë me të ishte edhe një tjetër polic, Gjergj Gjeloshi.
“Në foto është polici i sektorit të krimeve Redi Shullani që ishte në rresht të parë dhe organizoi dhunën. Gjithashtu pjesë e turmës si civil ishte një i dënuar me parë për skemën e fajdeve por vazhdon akoma te jetë polic ne sektorin e krimeve. Gjithashtu ishte dhe Gjergj Gjeloshi polic që akuzohet për mashtrime dhe korrupsion,”-shkruhet në postimin e Berishës.
Shkatërrimi i selisë së Partisë Socialiste në Shkodër këtë të shtunë ka nxitur reagime të shumta nga faktorët politik në vend. Socialistët pretendojnë se pas trazirave është opozita, e cila pretendon se po përdor adoleshentët në këtë protestë. Ndërsa demokratët janë distancuar duke ia vënë fajin keqqeverisjes së Ramës në këto 7-vite.
Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:
Dhunen ne Shkoder e organizuan kriminelet me uniforme te PS! Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. Pershendetje doktor. Sot nga falangat e policise kriminale u inskenua djegia e selise se PS me urdher nga lart. Protesta ishte organizuar ne menyren me qytetare te mundshme, por menduan policet besnik te Luan Harushes, Rames dhe Lleshajit qe te shkaterronin gjithcka. Ne foto eshte polici i sektorit te krimeve Redi Shullani qe ishte ne rresht te pare dhe organizoi dhunen. Gjithashtu pjese e turmes si civil ishte nje i denuar me pare per skemen e fajdeve por vazhdon akoma te jet polic ne sektorin e krimeve. Gjithashtu ishte dhe Gjergj Gjeloshi polic qe akuzohet per mashtrime dhe korrupsion. Anonim ju lutem./faxweb
Në foton e më poshtme polici i krimeve, Redi Shullani.






