Tensionohet situata para Ministrisë së Brendshme, ku dhjetra të rinj kanë nisur të përleshen me forcat e policisë.
Ata kanë kaluar kordonin policor dhe kanë tentuar të hapin derën e godinës për tu futur brenda.
Menjëherë uniformat blu kanë rrethuar ndërtesën.
Kujtojmë se protestuesit janë mbledhur prej disa orësh duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas vrasjes së Klodian Rashës ditën e djeshme nga një efektiv policie në Tiranë.