“Sëmundjen që më zuri e kam përballuar jashtëzakonisht vështirë, shumë keq se nuk e dija diagozën, e shumta për mua ishte grip.
Kështu rrodhën ditët me temperaturën 39 e gjysmë, e filloi trajtimi intensiv, ndoshta dhe 10 flakona në ditë, se kisha një covid tashmë shumë të avancuar.
Kjo zgjati disa ditë, në shtrat, absolut nuk haja se nuk isha në gjendje, ishte një përjetim i tm errshëm, me një këputje të jashtëzakonshme, një lodhje mendore të jashtëzakonshme, me ato muskuj sikur ishin shkëputur nga kocka.
Duhet me thënë pa shpresë. E vetmja shpresë ishte që më mbajtën gjallë doktorët.
Kjo është ajo që unë do e mbaj në shpirt e do e marr me vete sa të jetoj.
Këto mjek këtu ishin kaq konseguent, nuk harroj kurrë si ato vinin më thonin që ne nuk të lëshojmë ti nuk del prej ketu pa u shëndoshur, ti do dalësh këtu e shëndoshur.
Kanë punuar në mënyrë intensive. Doktor Tritan Kalo, me të dhënë shpresë, doktoreshë Nevila, kryeinfermierja Rita një njeri që bëhet copë, pastaj shpë timtarja ime, Najada Como, ajo me shp ëtoi jetën, më fali jetë të dytë dhe kjo është, s’ka fjalë. Them që këta doktora e kanë bërë prej vërteti detyrën e Hipokratit”.
“Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e kanë parë, e shohin, e kanë parë, shpresoj Zotin që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Nuk është shaka kjo qe ka kaluar ne qe jemi ne zonen e kuqe me te rrezikshme, ju lutem shume mos i hiqni mas kat, ma ska sot është jeta juaj, (perlotet) mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë. A ka ze me te madh se une qe shoh shoqen e dhomes duke vdek?”, u shpreh artistja Justina Aliaj./Panorama