• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pamje të rënda/ 1 vjeçari dhunohet në çerdhe, edukatorja: Sa e kap nxihet, është shumë i bardhë! Bashkëshorti kërcënon prindërit mos bëjnë denoncim

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Pamje të rënda/ 1 vjeçari dhunohet në çerdhe, edukatorja: Sa e kap nxihet, është shumë i bardhë! Bashkëshorti kërcënon prindërit mos bëjnë denoncim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Qytetarja Blerina Basha ankohet në emisionin Fiks Fare se djali i saj vetëm 1 vjeç i është dhunuar në çerdhe nga edukatoret.

Ajo rrëfen me dhimbje se i biri në fillim i erdhi në shtëpi i nxirë në faqe ,shenja pickimi dhe më vonë i nxirë në krahë. Pavarësisht se ky kopësht nuk kishte një emër indentifikues, Blerina tregon se fëmijën e saj e dërgonte aty, pasi edhe prindër të tjerë u kishin besuar fëmijët e tyre të njëjtit institucion.

Denoncimi për dhunimin e fëmijës është referuar edhe në polici, por pa dhënë asnjë rezultat. Blerina Basha kërkon ndihmën e Fiksit për të dalë e drejta, por gjithashtu ajo tregon se bashkëshorti i edukatores që i ka dhunuar fëmijën i ka bërë presion për të tërhequr denoncimin. Qytetarja e pajisur me kamer të fshehtë shkon tek çerdhja ku dërgonte djalin. Prindi ballafaqohet me edukatoren e cila duhet të përkujdesej për fëmijët e jo t’i dhunonte ata. Edukatorja njëkohësisht edhe pronarja, edhe pse në faj i flet keq duke i thënë “nuk e varëm fëmijën tënd , ky fëmijë nxihet sa e prek sepse është shumë i bardhë”. Por ajo shkon edhe më tej me gjuhën e përdorur duke i thënë të ëmës së 1 vjeçarit se nuk është bërë nami për disa të nxira që ka fëmija në trup. Përveç kësaj edukatorja pranon se i shoqi i ka kërkuar qytetares të tërheqë denocimin, dhe në fund i thotë ” nuk mbaron me kaq “. Madje edhe ajo vetë kërcënon nënën e 1 vjeçarit se nuk do ja fali kurrë nëse nga denoncimi shkon në burg.

Gazetarët e Fiks Fare shkojnë në këtë kopësht dhe takojnë pronaren që njëkohësisht punonte edhe si edukatore. Znj Farije pranon se nuk ka licencë si për çerdhe ashtu edhe për kopësht. Sipas saj ministria i ka thënë që nuk është e nevojshme për licencë sepse për fëmijët nga 0-3 vjeç mund t’i mbajë nën përkujdesje. Ndërkohë gazetarët e Fiksit në momentin që shkojnë në këtë kopësht shohin edhe fëmijë të moshës mbi 3 vjeç. Por edhe për ta pronarja shprehet se edhe për fëmijët mbi 5 vjeç nga ministria i kanë thënë që mund t’i mbajë, por deri në orën 14.00. Edhe në këtë rast zonja kapet keq , pasi gazetarët e Fiksit në momentin që kanë shkuar në kopësht ora shënonte 16:00 dhe fëmijët ndodheshin ende aty.

Ajo thotë se duhet të përkujdeset për fëmijët edhe në këtë orë, për shkak të orareve të punës që kanë prindërit. Ndërkohë për fëmijën 1 vjeçar edukatorja edhe pse pak minuta më parë ia kishtë pohuar nënës, gazetarëve të Fiksit ua mohon të ketë ushtruar dhunë mbi 1 vjeçarin. E vendosur edhe para fotografive me shenja dhune të 1 vjeçarit , znj. Farije mohon që ato shenja janë bërë në kopshtin e saj./ Top-Channel

 

 

Pas

‘Kjo javë është vendimtare’ Eugena Tomini zbulon ‘gurin e fundit’, ja si do veprohet për festat e fundvitit

Para

“Gjaku shkon me gjak” Paralajmëron xhaxhai i Klodian Rashës: Jemi 5 vëllezër, kam dhe 5 djem

Para
“Gjaku shkon me gjak” Paralajmëron xhaxhai i Klodian Rashës: Jemi 5 vëllezër, kam dhe 5 djem

“Gjaku shkon me gjak” Paralajmëron xhaxhai i Klodian Rashës: Jemi 5 vëllezër, kam dhe 5 djem

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar