Një episod i pazakontë mund të cilësohet ai që ka ndodhur së fundmi në SHBA.
Mësohet se një hajdut ka hyrë në banesën e modeles Danii Banks për të grabitur, por plani i tij nuk ka shkuar siç e mendonte, pasi vajza ka dalë lakuriq para tij.
Pamjet që janë publikuar nga mediat e huaja, janë kapur nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e modeles.
E reja 23-vjeçare ishte në gjumë në momentin që grabitësi është future brenda dhe e kanë zgjuar të lehurat e qenit.
Modelja më pas është zgjuar dhe ka hyrë në dhomën tjetër për të kontrolluar kafshën dhe në moment është përballur me burrin e armatosur dhe vetë ishte e zhveshur.
Hajduti e ka marrë modelen dhe e ka detyruar që të hapë kasafortën duke i vendosur asaj armën në kokë, por kasaforta ishte bosh dhe hajduti nuk mori asgjë me vete. Ndërkohë që vetë modelja i ka treguar videon e ngjarjes policisë në momentin që po bënte denoncimin.