• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vrau 25 vjeçarin në Tiranë, arrestohet efektivi i Shqiponjave

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Nuk i ndaloi policisë dhe u nxorri armën/ Zbulohet e shkuara e errët e 25 vjeçarit që u vra nga Policia në mesnatë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


I është komunikuar masa e arrestit efektivit N.H i cili qëlloi për vdekje me 2 plumba pas shpine Klodian Rashën 25 vjeç, në mesnatën e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë. Mësohet se efektivit deri më tani i është komunikuar akuza ‘vrasja në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme’ dhe ‘shpërdorim detyre’.

SHÇBA që në orët e para të mëngjesit mori në pyetje efektivin tashmë të prangosur, për të zbardhur ngjarjen e rëndë e cila tronditi të gjithë opinionin publik.

Ndërsa vetë policia dhe SHÇBA nisën fillimisht hetimet për vrasjen e të riut, në vendngjarje zbarkoi prokuroria e Tiranës e cila pas marrjes në dorë të çështjes ka ‘spostuar’ nga hetimet Policinë e Shtetit.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi pak orë pas mesnatës së djeshme në Tiranë, ku policia qëlloi për vdekje një të ri, i cili sipas tyre po bënte veprime të dyshimta në rrugë. Sipas Policisë i riu me inicialet K.R nuk u është përgjigjur thirrjeve të bluve për të ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri. Pas kësaj punonjësi i Policisë e ka qëlluar me armë duke i marrë jetën.

Në njoftimin e parë të Policisë thuhej se i riu mbante në dorë një send të fortë në dukje armë, ndërkohë që më pas u tha se nga grupi i hetimit ishte gjetur në vendngjarje një pistoletë, që dyshohej se ishte e Rashës.

Mësohet se i riu është me origjinë nga Puka, djali më i vogël i familjes Rasha, që ka edhe dy djem më të mëdhenj. Vendi ku ndodhi ngjarja është një rrugicë “qorre” pranë banesës së 25 vjeccarit.

Burime bëjnë me dije se i riu, është dërguar për në spitalin e Traumës, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai ka ndërruar jetë në vend, apo rrugës për në spital, versioni i fundit është dhe ai që thuhet nga ana e Policisë.

Mësohet se në zonë janë dëgjuar dy të shtëna, ndërsa burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se një plumb Rasha e ka marrë në kokë dhe një tjetër në shpinë.

I riu ka qenë duke pirë kafe në një lokal pranë banesës deri në orën 22:00. Policia ka sekuestruar kamerat e një servisi në orët e para të mëngjesit dhe mendohet për shkak të pozicionit ku janë vendosur dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja mund të kenë regjistruar gjithçka. Shiritat e rrethimit të vendit të ngjarjes janë hequr rreth orës 07:00, ndërsa banesa e të riut ndodhet pranë vendit ku ka ndodhur edhe vrasja.

Një prej fqinjeve të të riut, është shprehur se Klodjani nuk ka qenë problematik, madje komunikonte mirë me të gjithë në lagje dhe ishte djalë shumë i sjellshëm, ndërsa shton se ishte i papunë. Sa i takon familjes së tij, ata kanë hapur dyert e mortit, ndërsa trupi i të riut ndodhet ende në morg, ku do të kryhen dhe të gjitha ekzaminimet e rastit.

Pas

Prekëse/ Ndërroi jetë nga virusi, mjeku 50-vjeçar priste fëmijën e parë aq të dëshiruar, por nuk e gëzoi dot

Para

Një tjetër humbje, ndahet nga jeta mjekja shqiptare

Para
Nuk pyet virusi, i merr jetën shkrimtarit të njohur

Një tjetër humbje, ndahet nga jeta mjekja shqiptare

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar