• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Dyshime për…” Ekzekutimi i efektivit të FNSH, këto janë pistat kryesore ku po përqendrohen hetimet

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Dyshime për…” Ekzekutimi i efektivit të FNSH, këto janë pistat kryesore ku po përqendrohen hetimet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas vrasjes së efektivit të FNSH Xhulio Prela në autostradën Lezhë-Milot, ngjarja e rëndë vijon të mbetet pa autor.

Grupi hetimor ende nuk ka një pistë konkrete dhe pas dëshmisë së familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të të riut 26-vjeçar.

Ata kanë deklaruar përpara hetuesve se Prela njihej si njeri i qetë dhe më parë nuk ka shfaqur shqetësimë në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm.

Ndërkohë pista kryesore e hetimit aktualisht është e ndonjë problemi personal që viktima mund të ketë patur me ndonjë person ditët e fundit por që nuk e ka rrëfyer para familjarëve dhe shokëve të tij.

Gjithashtu po verifikohet edhe veprimtaria e vëllait të viktimës i cili prej disa kohësh është emigrant në Britaninë e Madhe. Ndërkohë referuar dinamikes së ngjarjes dyshimet janë se efektivi i policisë ka komunikuar në telefon para se të vritej, pasi ndonëse kishte përshkuar disa metra rrugë në drejtim të Tiranës është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autorët pranë fshatit Gajush të Lezhës.

Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Megjithatë në pamje është mjaft i vështire identifikimi i automjetit të autorëve, duke qenë se aty pranë ka qenë i parkuar dhe një mjet i tonazhit të rëndë i cili ka penguar pamjen e plotë.

Pamjet filmike të kamerës së sigurisë janë dërguar për analizim të specializuar bashkë me telefonin e viktimës. Këto janë dy provat më të vlefshme për grupin hetimor që mund të çojnë në identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Nga ana tjeter bëhet e ditur se pas ngjarjes, makina e autorëve është larguar përgjatë autostradës në drejtim të Laçit dhe pa shkuar në Milot janë futur në një rrugë dytësore. Kjo për faktin se nga kqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë autostradës në drejtim të Laçit nuk shihet ndonjë automjet duke lëvizur pas ngjarjes.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodres Xhulio Prela u ekzekutua me armë zjarri pistolete në oret e para të mëngjesit të së shtunës, teksa po kthehej nga Hajmeli i Shkodrës ku kishte dërguar një mik të vallait të tij i cili kishte ardhur nga Anglia përmes aeroportit të Rinasit pak minuta pas mesnate.

Pas

“Ky shtet nuk i duhet as dreqit” Mjeku neurolog në betejë me jetën, revoltohet gazetarja e njohur

Para

Dalin pamjet/ Maja e malit në Tepelenë pushtohet nga drita misterioze, dyshohet për fenomenin e pazakontë (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar