• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tjetër skandal në bregdet/ Ishulli i Sazanit drejt shkatërrimit, kompania private kërkon të ndërtojë plazh në zonën e mbrojtur

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Tjetër skandal në bregdet/ Ishulli i Sazanit drejt shkatërrimit, kompania private kërkon të ndërtojë plazh në zonën e mbrojtur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

#MbroniSazanin! Kjo është thirrja që ndoshta do duhet të dëgjohet më shumë nga sot e tutje. Pas shkatërrimit të Valbonës, parkut të Lurës, radha duket se i ka ardhur ishullit të Sazanit, një prej perlave më të bukura që Shqipëria e vogël bart në thellësitë e detit të kaltër Jon.

Një kërkesë vjen nga një shoqëri turistike, vetëm 15 ditë para hapjes së sezonit turistik.





Dosja.al ka siguruar kërkesën që shoqëria “Hotel Regina-Group” i drejton Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, ku kërkohet që plazhi të vendoset në shërbim të kësaj shoqërie.

Skenari është i njëjtë me atë në Karaburun, ku privati ka marrë nën shfrytëzim gjiret me ujë të kristaltë, për t’i kthyer në një atraksion turistik për turistët, dhe për rezervatet e peshkut.

Në kërkesën që biznesmeni Vasil Bedinaj, pronar i shoqërisë iu ka drejtuar institucioneve thuhet saktësisht se në ishullin e Sazanit duhet të ndërtohet një stacion plazhi, por që nga mjetet e përshkruara është një shfrytëzim, për të cilin nuk ka as një raport për ndikimin që do duhet të ketë në mjedis.

“Shoqëria kërkon ngritjen e një stacioni plazhi në Ishullin e Sazanit, në vendin perëndimor të portit. Shoqëria jonë merr përsipër që të plotësojë të gjitha kushtet. Bazuar në këtë vendim, ne jemi në gjendje që brenda një kohe të shkurtër, të mund të kompletojmë një stacion model plazhi me të gjithë aksesorët si çadra, shezlone, dushe, shërbime higjenike, kabina zhveshje, kosha mbeturinash, vrojtues, beach bar”, -thuhet në kërkesë.

Kërkesa e biznesmenit Vasil Bedinaj, që vlonjatët e njohin për kandidimin e para 4 viteve si i pavarur bie në kundërshtim me ligjin për zonat e mbrojtura.

Parku Kombëtar-Karaburun-Sazan është një zonë e mbrojtur, ku bën pjesë edhe ishulli me këtë emër.

I shpallur në vitin 2010 zonë e Mbrojtur, kategoria 2, ky ishull bashkë me Karaburunin, ku ligji tashmë është shkelur do duhej të mos preken nga dora e njeriut për asnjë shfrytëzim.

Konkretisht, ligji për Zonat e Mbrojtura, në pikën 2 parashikon për paraqet kombëtare, se nuk duhet të shfrytëzohet nga njeriu, si edhe është e ndaluar shfrytëzimi që ndikon në biodiversitet, apo në ekosisteme.

Me gjasë, njësoj si në Karaburun, edhe në Sazan, ndoshta do të lejohet shfrytëzimi i një plazhi të virgjër, me biodiversitet të rrallë, për llogari të dorës së njeriut.Po a mos, do të duhej që vetëm për një çast të llogarisnim, a do të ishte më mirë një zhvillim i qendrueshëm i këtyre zonave, e jo shfrytëzimi momental i tyre për të shkatërruar një ndër ishujt më të bukur që kemi në Shqipëri?/ Dosja.al

Pas

Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, djali kërkon drejtësi: 10 vite të vështira, gjejini që shpirti i tij të kërkojë paqe

Para

Vrasja e dy kushërinjve në Laç, autori tregon si ndodhi krimi: Më goditën, ja si agravoi situata

Para
Vrasja e dy kushërinjve në Laç, autori tregon si ndodhi krimi: Më goditën, ja si agravoi situata

Vrasja e dy kushërinjve në Laç, autori tregon si ndodhi krimi: Më goditën, ja si agravoi situata

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar