Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit ka njoftuar se një pacient i identifikuar si Leonard Skabona u hodh nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi”, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se 60-vjeçari nga Rrësheni është hedhur nga kati i tretë i spitalit ku kishte 10 ditë i shtruar nga C.OVID19.
Sipas informacioneve shëndeti i tij ishte përkeqësuar, gjë që ka bërë që pacienti ti japë fund jetës në mënyrë tragjike.
Ai është hedhur nga dritarja e dhomës në një moment kur lëvizja e mjekëve dhe infermierëve ishte më e reduktuar.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.
Ky është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet C.ovid, “Shefqet Ndroqi” dhe “Infektivi”, brenda një periudhe të shkurtër kohore.