Ditën e sotme deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të Nismës “Thurje” kanë prezantuar partinë dhe idetë e skuadrës.
Hajdari ka deklaruar gjatë fjalës së saj se shqiptarët janë të pasur, por të vjedhur.
Sipas saj akoma ka shpresë edhe pas 30 vitesh por ajo që duhet është bashkimi.
“Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Shqipëria sështë aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. A mund të themi se ne jemi një vend i varfër, kur ne krahasohemi me Norvegjinë. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara.
Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro. Shpresa është në këtë sallë sot.
Shpresa është te bashkimi unë sot. Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Ndaj po iu shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot”, tha Hajdari.