Ish-kryetari i Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj humbet betejën me ko ronavirusin.
Megjithëse tamponi i kishte dalë negativ, ai kishte ndjerë shqetësime dhe ishte dërguar për në Turqi por pa mundur të fitojë betejën me virusin.
Ai ishte një personalitet aktiv i jetës politike sociale dhe ekonomike të zonës së Iballës dhe Pukës. Prej vitit 2011-2015 ai shërbeu si kryetar i Bashkisë së Pukës nën siglën e Partisë Demokratike.
Miq të shumtë dhe të afërm të tij kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe.