Një vit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, eksperti i ekonomisë Pano Soko dhe zv.ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli janë përplasur me njëri-tjetrin.
Debati nisi në lidhje me mënyrën e ndihmës ndaj të dëmtuarve na tërmeti pasi ata po diskutonin për historinë e familjes Përgega që ende pas një viti qëndron akoma në kontenier.
Për këtë fakt Shkreli u shpreh se banorët preferojnë të rijnë në çadra apo në kontenierë dhe jo të përfitojnë nga bonusi i qirasë.
Ndërsa për Sokon zgjidhja më e mirë do ishte të jepeshin paratë për secilin të dëmtuar.
PJESE NGA DEBATI
Soko: ku duan e bëjnë si duan, kur s’duan nxjerrin gjëra të tjera.
Shkreli: Shpronësimi tek treni ka shkuar 5 muaj t’i po thua të ndërtojë ajo pa leje?
Soko: merre futë në burg se ka shkelur ligjin, mos më trash mua zërin.
Shkreli: Ju jeni injorant totalisht, shkonë mësoni para se të vini këtu
Soko: Kujt i thua injorant?
Shkreli: Ju mendoni se flisni apo e bëni për të nritur nervat e panelit, se nuk e kuptoj