Mbrëmjen e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është pyetur nëse shqiptarët do ta festojnë të lirë Vitin e Ri.
Ajo u përgjigj se e gjitha varet nga respektimi i masave dhe la të nënkuptohej se nuk do të lejohet grumbullimi i shumë njerëzve bashkë.
E ftuar në programin “Opinion”, Manastirliu theksoi se Viti i Ri do të festohet me familjen ashtu si çdo vit.
“Është në dorën tonë, por patjetër që do jemi në kushtet e kërkesave të kohës po themi në normalitetin e ri, do të kërkohet dhe do të vijojë të kërkohet shmangia e grumbullimeve, por do të jemi me familjen. Do të gëzojmë dhe shpresojmë që viti tjetër të jetë shumë më efektiv dhe jam e bindur se do të jetë shumë më i mirë dhe këtë e them edhe për arsyen tjetër se vaksina do të vijë edhe në Shqipëri”, u shpreh ministrja.