• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Edhe pse doli sërish humbës përballë Joe Biden, Trump nuk dorëzohet, bën lëvizjen e radhës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Donald Trump apo Joe Biden?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një rinumërimi me dorë të votave, zyrtarët e Xhorxhias çertifikuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet, duke konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Megjithatë presidenti Trump nuk po jep shenja se do ta pranojë humbjen.

Edhe pse mbështetësit e Presidentit Donald Trump marshuan në kryeqytetin e Xhorxhias, Atlanta në fillim të kësaj jave, për të kërkuar hetim rreth pretendimeve për mashtrim zgjedhor, zyrtarët riafirmuan dje se Joe Biden ka fituar në këtë shtet pas rinumërimit të votave. Ky ishte rinumërimi me përmasat më të mëdha në historinë amerikane.

“Shifrat pasqyrojnë verdiktin e popullit, jo një vendim nga zyra e sekretarit të shtetit, ose gjykatat, apo nga njëra prej fushatave,” tha Brad Raffensperger, Sekretar i Shtetit i Xhorxhias.

Ndërkohë fushata e zotit Trump vazhdon të pretendojë se zgjedhjet u manipuluan.

“Ky mund të ketë qenë një Mickey Mouse, një person i vdekur,” tha avokati i presidentit, Rudi Juliani, duke përsëritur një pretendim të presidentit, i cili të premten shtoi një akuzë tjetër: se kompanitë farmaceutike e vonuan njoftimin për vaksinën kundër COVID-it, duke e lënë ta bënin pas zgjedhjeve, një pretendim që kompanitë e kanë mohuar.

“Ne patëm kundër korporatat farmaceutike, patëm median. Ne patëm kundër kompanitë e mëdha teknologjike. Pati shumë pandershmëri kundër nesh,” tha Presidenti Trump.

“Strategjia e tij është njëlloj si ajo e katër viteve të qeverisjes – nëse nuk e thotë ai, nuk është e vërtetë. Pra, ashtu siç kishim lajme të rreme, tani kemi zgjedhje të rreme. Ai po përpiqet të hedhë dyshime mbi këtë institucion, ashtu siç bëri me mediat,” thotë Vanessa Beasley e Universitetit Vanderbilt.

Ekipi ligjor i zotit Trump nuk ka arritur të japë prova për mashtrim me votave, një fakt që ekipi i zotit Biden e thekson vazhdimisht.

“Fushata e zotit Trump dhe aleatët e tyre kanë humbur 28 padi gjyqësore që nga dita e zgjedhjeve,” thotë avokati Bob Bauer, i ekipit të zotit Biden.

Pas dështimit në gjykata, ekipi i zotit Trump ka hedhur idenë se legjislaturat e shteteve të kontrolluara nga republikanët duhet të mos pranojnë fitoren e zotit Biden dhe të caktojnë elektorë që të votojnë për Presidentin Trump. Kjo manovër nuk ka gjasa të ketë sukses, por mund të ketë dëmtuar tashmë legjitimitetin e sistemit zgjedhor.

“Rezultati i këtyre përpjekjeve nuk është se do të kemi një inaugurim të dytë të Presidentit Trump më 20 Janar, por do të kemi dhjetëra miliona amerikanë që janë të bindur se zoti Biden mashtroi në zgjedhje apo që politika jonë është e kalbur,” thotë Ëilliam Hoëell i Universitetit të Çikagos.

Në një sondazh të kryer nga kompania Morning Consult në fund të tetorit, 70% e republikanëve thoshin se rezultatet e zgjedhjeve do të ishin të besueshme. Në mes të nëntorit, kjo shifër ra në 27%.

Dyzet e pesë përqind e republikanëve thonë se zoti Trump duhet të pranojë humbjen nëse nuk mund t’i mbështesë me fakte pretendimet për mashtrim, ndërsa 27% thonë se ai nuk duhet ta pranojë humbjen në asnjë rrethanë.

Pas

Kur është koha e duhur? Mësoni se përse do ta vendosim më herët pemën e Krishtlindjeve këtë vit

Para

Horoskopi për sot: E diel, 22 nëntor 2020

Para
Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Tetor 2020

Horoskopi për sot: E diel, 22 nëntor 2020

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria dhe Gjermania

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria dhe Gjermania

nga Fast News
16:04 | 10/11/2025
0

Recent News

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025
112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

18:19 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar